Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë ndodh me një grua pas lindjes cezariane

Këshilla për shtatzëna 01/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ashtu sic do nënë e re me siguri do të ndiheni euforike nga ardhja në jetë e qënies aq të dashur për ju, tashmë do të keni beben tuaj në krah.
Përveç kësaj do të përballeni edhe me ndryshimet e para pas lindjes, ndër të cilat janë fryrja e gjinjve, gjakderdhja vaginale si edhe lëkundja humorale.

Si do të ndihem pas operacionit?

Ju do të jeni disi e trullosur dhe ndoshta mund të keni të përziera, të cilat mund të zgjasin 48 orë, dhe në këtë rast mjeku juaj mund t’ju japë një medikament për të lehtësuar simptomat. Nëse nëna ka lindur me anestezi lokale mund të ndiejë kruajtje të trupit. Edhe në këtë rast mjeku mund t’ju lehtësojë simptomat me një medikament të caktuar.

Cila është koha e qëndrimit në spital?

Zakonisht gruaja qëndron 3-4 ditë, në varësi të rikuperimit, dhe duke qënë se ai kërkon disa javë të ndodhë në mënyrë të plotë, gruaja duhet të kujdeset shumë mirë për veten e saj dhe fëmijën edhe pas kthimit në shtëpi. Kryesisht nëse keni edhe një fëmijë tjetër në shtëpi, duhet të kërkoni t’ju ndihmojë dikush.

Si do të lehtësohet dhimbja e plagës së operimit?

Nëse do të keni bërë një lindje me spinale mjeku mund t’ju injektojë morfinë, e cila do të lehtësojë dhimbjet përgjatë 24 orëve të para pas lindjes. Më pas mjekët mund të përdorin qetësues më të lehtë si acetaminophen (mund të merrni Ibubrofen).

Nëse keni lindur me anestezi totale nuk merrni morfinë, por do të merrni një qetësues sintetik që lehtëson në mënyrë të menjëhershme dhimbjet e plagës.

Gjithashtu do t’i nënshtroheni një terapie me qetësues sa herë të ndiheni keq dhe të keni nevojë për të. Ju duhet të kërkoni ndihmë sa herë ndiheni keq dhe nuk duhet absolutisht të vuani në heshtje. Mbani mend se sa më mirë të ndiheni ju aq më efektive do të jetë edhe gjidhënie.

Artikulli paraprakBebet e lindura në dimër janë me mushkëri më të ndjeshëm
Artikulli i rradhës Dajaku nuk ka dalë nga xheneti, mos i rrihni fëmijët tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.