Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dallimi në mes Tomografisë së Kompjuterizuar dhe Rezonancës Magnetike

Pa kategori 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga pyetjet më të zakonshme që i bëhet radiologëve nga pacientët është se ku qëndron dallimi në mes Tomografisë së Kompjuterizuar dhe Rezonancës Magnetike. Pse duhet të bëjmë një TK në vend të një RM, apo anasjelltas. Ose, pse duhet të bëjmë RM pas TK apo TK pas RM?

Specialistët e radiologjisë kanë përgjigjet e duhura për këto pyetje. Përgjigjet e duhura gjinden duke iu përgjigjur pyetjeve themelore:
1. Cilën pjesë të trupit mjeku juaj kërkon që të ekzaminoni, dhe
2. Cila është arsyeja për ekzaminimin?

Përzgjedhja në mes të Rezonancës Magnetike (RM, MRI) dhe Tomografisë së Kompjuterizuar (TK, CT), varet nga ajo se çka kërkohet të vizualizohet dhe arsyeja për të cilën duhet të bëhet ky ekzaminim.

Radiologët janë mjekët e specializuar për interpretimin e imazheve të trupit dhe për këtë arsye ata janë personat që e dinë më së miri se cila metodë duhet të përdoret që të ketë saktësi më të madhe në diagnostikim.

Shumë nga specialistët e lëmive të tjera mund të dinë gjithashtu se cili është ekzaminimi më i përshtatshëm, bazuar në bashkëpunimin të cilën e kanë me radiologët. Kështu që, një komunikim i mirëfilltë në mes të radiologëve dhe specialistëve tjerë, është çelës i diagnostikimit më të saktë imazherik.

RM dhe TK bëhen për shumë arsye. Këto përdoren për të zbuluar problemet, siç janë tumoret, gjakderdhjet, lëndimet, sëmundjet e enëve të gjakut apo infeksionet.
RM mund të bëhet për të dhënë informata shtesë rreth problemeve të gjetura me Rëntgen, Ultrazë apo TK.

Gjatë ekzaminimit me RM dhe TK mund të aplikohet kontrasti (injektohet në venë) që të zbulohen më qartë anomalitë e indeve.

Pamje e Rezonancës Magnetike në Imaging Center Prima

RM dhe TK mund të bëhen për:
Kokë:
 RM dhe TK bëhen për tumoret, aneurizmat, gjakderdhjet në tru, lëndimin e nervave, apo problemet e tjera siç janë dëmtimet e shkaktuara nga sulmi në tru. RM dhe TK gjithashtu mund të gjejë problemin e syve dhe nervit optik, veshëve dhe nervave të dëgjimit.
Gjoks: RM dhe TK bëhen për zemër, valvula dhe arteriet koronare. Mund të zbulojnë nëse zemra dhe mushkëritë janë të dëmtuara. RM dhe TK e gjoksit gjithashtu mund të zbulojë edhe kancerin e gjirit apo të mushkërive.
Enë të gjakut: Duke përdorur RM dhe TK ne mund të studiojmë enët e gjakut dhe rrjedhën e gjakut nëpër trup, që quhet Angjiografi me Rezonancë Magnetike (RM Angio, MRI Angio) apo Angjiografi me Tomografi të Kompjuterizuar (TK Angio, CT Angio). Mund të gjejnë problemet e arterieve dhe venave, siç janë aneurizmat, bllokimi i enës së gjakut apo disekacioni. Me RM ndonjëherë përdoret kontrasti që enët e gjakut të duken më qartë, ndërsa me TK kontrasti përdoret çdoherë.
Abdomen dhe pelvik: RM dhe TK mund të gjejnë problemet në organet dhe strukturat e barkut, siç janë në mëlçi, idhëz, pankreas, veshka, shpretkë apo në fshikën urinare. Përdoren për të gjetur tumoret, gjakderdhjet, infeksionet apo bllokimet. Tek femrat përdoret për uterusin dhe ovarët; tek meshkuj për prostatë.
Eshtra dhe nyje: RM dhe TK mund të gjejnë problemet në eshtra dhe nyje, siç janë artriti, problemet me nyjen temporo-mandibulare, tumoret e eshtrave, kartilagun, ligamentet dhe tetivat, infeksionet etj. RM dhe TK mund të detektojnë gjithashtu nëse një asht është i thyer, nëse Rëntgeni nuk është i qartë. Çdo ditë e më shumë RM po përdoret më shumë dhe më me sukses për eshtrat dhe nyjet, krahasuar me TK.
Kurriz: Me RM dhe TK mund të zbulojmë problemet me diskun dhe nervat e shpinës tek problemet si stenoza, hernia e diskut apo tumoret.

Imazhet me TK nuk i tregojnë tetivat dhe ligamentet, të paktën ende jo. RM është zgjidhja më e mirë për këtë. Tetivat dhe ligamentet përreth supeve dhe gjurit shihen më mire me RM. Kjo është rezultat i dendësisë së indeve që përbëjnë tetivat dhe ligamentet.

Pamja e një pajisje për Tomografi të Kompjuterizuar

Palca kurrizore shihet më së miri me RM për të njëjtën arsye. Dendësinë e palcës kurrizore dhe përbërjen e saj mund ta vërejmë përmes këtij ekzaminimi dhe, atë shumë më mirë se sa me TK.

Ka edhe tjera arsye pse TK është zgjedhja e duhur krahas RM-së. TK është modaliteti i preferuar për kancer, pneumoni dhe kur rëntgeni është me anomali. TK është shumë më superiore në vizualizimin e mushkërive.

Gjakderdhja në tru, veçanërisht nga lëndimi, shihet më mirë në TK se sa me RM, në gjendjet akute, ndërsa në gjendjet kronike RM është superiore. Një tumor në tru shihet më mirë në RM. Ndryshimet degjenerative të trurit shihen më mirë me RM.

Nëse ju keni pësuar një aksident, organet mund të jenë shqyer ose dëmtuar. TK tregon shqyerjen e organeve dhe plagosjen e tyre, shpejtë dhe me efikasitet. Kockat e thyera dhe unazat e shtyllës kurrizore shihen më mirë me TK, mirëpo vetë lëndimi i palcës kurrizore vërehet shumë më qartë me RM.

Shumë shpesh është i domosdoshëm ekzaminimi me të dy metodat për arsye se plotësojnë në mënyrë njëra tjetrën. /Dr. Ilir Ahmetgjekaj/

Artikulli paraprakKanceri i qafës së mitrës
Artikulli i rradhës Venat varikoze: Kirurgu vaskular ju tregon 6 gjërat që duhet t’i dini

Ju sugjerojmë

Një test i thjeshtë nga gishti mund të ndihmojë në monitorimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike

14/07/2026 Jetë

Kontakti i hershëm me qentë mund t’i mbrojë foshnjat nga infeksionet

03/07/2026 Pa kategori

Mungesa e penjve kirurgjikë, SHSKUK: Furnizimi është realizuar, pritet shpërndarja në klinika dhe spitale

23/06/2026 Lajme

Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë, Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë – edhe i dyshuari në QKUK

19/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

12/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.