Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Danimarka do të ofrojë dozën e katërt anti- COVID, për kategoritë e ndjeshme ndaj infeksionit

Lajme 22/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një dozë e katërt e vaksinës anti- COVID do t’u ofrohet banorëve të shtëpisë së të moshuarve dhe njerëzve të moshës 50-vjeç e sipër në Danimarkë brenda këtij viti, tha kryeministrja, të mërkurën.

Arsyeja e lëvizjes është një rritje e rasteve të variantit të koronavirusit BA.5 në Evropë dhe qeveria e Danimarkës thotë se dëshiron të lëvizë me shpejtësi për të shmangur kufizimet e mundshme ose një bllokim eventual, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Infeksioni ka qenë në rritje për tre javët e fundit,” tha kryeministrja Mette Frederiksen. “Kjo është arsyeja pse ne po veprojmë tani.”

Ajo shtoi se masat e shpejta kishin për qëllim kujdesin për të moshuarit dhe të cenuarit dhe për të shmangur bllokimin e spitaleve, mbylljet dhe kufizimet dhe për të mbajtur ekonominë në këmbë.

Javën e kaluar, varianti BA.5 përbënte 59% të rasteve pozitive, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Që nga e mërkura, 1,958 raste u raportuan në Danimarkë dhe 249 njerëz u shtruan në spital.

“Këto janë shifra marramendëse, por janë shifra të ulëta në krahasim me atë që kemi provuar më parë”, tha Heunicke, duke shtuar se megjithëse varianti është më ngjitës, ai nuk shkakton sëmundje më të rënda.

Doza e katërt, fillimisht do t’u jepet atyre që jetojnë në shtëpi pleqsh duke filluar nga 15 shtatori dhe më pas atyre mbi 50 vjeç nga 1 tetori. Njerëzit e cenueshëm gjithashtu mund të marrin një vaksinë duke kontaktuar mjekun e tyre të përgjithshëm, tha kreu i Autoritetit Shëndetësor Danez, Søren Brostrøm.

“Gjithçka që bëjmë tani është të shmangim mbylljet,” tha Heunicke. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudime: Pse të gjithë duket se kanë intolerancë ushqimore, kohëve të fundit
Artikulli i rradhës Zbulimi i foshnjave të vogla gjatë shtatzënisë, lidhur me potencialin e rritjes dhe shkaqet

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.