Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

Lajme 17/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një defekt në rrymë ka shkaktuar anulimin e programit operativ në dy klinika të QKUK-së, Kirurgji Abdominale dhe Kirurgji Plastike.

Sektori i Shërbimeve Teknike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka deklaruar se është fjala për një defekt teknik në kontaktorin e sistemit gjenerator-rrjet.

“Bazuar në të dhënat nga Sektori i Shërbimeve teknike në QKUK, lidhur me pyetjet e adresuara, për funksionimin e bllokut operativ në klinikat e Kirurgjisë, ju informojmë se sot, në orët e mëngjesit, është paraqitur një defekt teknik në kontaktorin e sistemit gjenerator–rrjet”, thuhet në sqarimet e QKUK-së.

Si pasojë e këtij defekti, janë dëmtuar trafot vetanake që furnizojnë me energji elektrike sallat operative të Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Abdominale. Nga QKUK kanë deklaruar se ekipi i mirëmbajtjes teknike ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për sanimin e defektit dhe është duke punuar intensivisht për eliminimin e pasojave të tij.

“Sipas planifikimeve aktuale, pritet që gjatë ditës së sotme të funksionalizohen edhe këto dy salla operative. Ndërkaq, pjesa tjetër e rrjetit elektroenergjetik në sallat e tjera operative është funksionale dhe nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike”, kanë deklaruar nga QKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë
Artikulli i rradhës Franca lëshon miliona mushkonja sterile për të luftuar përhapjen e sëmundjeve infektive

Ju sugjerojmë

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme

Furnizimi i pjesërishëm e vështirëson punën në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

17/06/2026 Lajme

71 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë

17/06/2026 Lajme

Sot përfundon numërimi i votave me postë

17/06/2026 Lajme

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.