Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka shpallur konkurs publik për plotësimin e një vendi të lirë pune për mjek specialist të kardiologjisë në Shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë pranë Klinikës së Kardiologjisë.
Sipas konkursit të publikuar nga, pozita është me orar të plotë pune prej 40 orësh në javë dhe me kontratë me kohë të pacaktuar, shkruan Gazeta Shneta.
Kandidati i përzgjedhur do të angazhohet në ofrimin e shërbimeve specialistike kardiologjike, me fokus në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës, si dhe në procedurat e elektrofiziologjisë dhe elektrostimulimit.
QKUK ka bërë të ditur se konkursi do të jetë i hapur për aplikim për 30 ditë, nga 16 qershori deri më 16 korrik 2026.
Detajet e tjerai gjeni KETU


