Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Furnizimi i pjesërishëm e vështirëson punën në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Lajme 17/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka lënë repartin e kardiologjisë invazive në Klinikën e Kardiologjisë, me pak furnizim duke e detyruar që disa materiale të sterilizohen dhe të ripërdoren tek pacientët.

Furnizimi i pjesërishëm ka shkaktuar telashe dhe vështirësi në funksionimin e repartit të kardiologjisë invazive në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Ky repart po përballet me mungesë të disa materialeve duke u detyruar që disa prej tyre edhe t’i sterilizojë për t’i ripërdorur sërish tek pacientët.

Mungesën e furnizimit të mjaftueshëm e kanë konfirmuar edhe nga vet klinika.

“Gjate dy javëve të fundit kemi pas mungesa te pjesshme në furnizim. Jemi në pritje të furnizimit, ngase operatoret ekonomik kanë nënshkruar kontratat. Puna me pacient është duke vazhduar në menyrë të rregullt (të hënën dhe të marten deri ne 13:00, janë kryer 23 raste)”, kanë deklaruar nga Klinika e Kardiologjisë përmes zyrës për media të QKUK-së.

Për shkak të mungesës së furnizimit, klinika është detyruar që disa materiale si kateterët, të sterilizohen për t’u ripërdorur tek pacientët.

“Sa i përket pyetjes për Kateterët , disa lloje të caktuara sipas procedurave dhe protokoleve, pas përdorimit here pas here dërgohen për sterilizim në Sterilizimin Qendrorë të QKUK-së. Larja para sterilizimit është proces i pastrimit të mjeteve mjekësore për largimin e gjakut dhe papastertive. Zakonisht mjetet zhyten në tretesiren e përgatitur sipas udhezimeve të produktit për një kohë të caktuar. Ky është hap shume i rendesishem para procedures së sterilizimit”, thuhet në përgjigjen e Klinikës së Kardiologjisë.

Artikulli paraprak71 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë
Artikulli i rradhës Matja e tensionit në shtëpi ul ndjeshëm rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru

Ju sugjerojmë

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme

71 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë

17/06/2026 Lajme

Sot përfundon numërimi i votave me postë

17/06/2026 Lajme

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.