Dr. Ilir Tolaj ka kritikuar ashpër Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Duke folur në Kanal 10, Dr. Tolaj ka lëshuar një ton akuza në drejtim të IKSHPK’së dhe drejtorit të saj, Dr. Naser Ramadani.
Tolaj e vlerësoi me aftësi katastrofale Ramadanin, duke thënë se shkaku i atyre aftësive ai e kishte shkarkuar njëherë.
“Unë sa isha sekretar i MSH’së e kam shkarkuar atë. E kam shkarkuar për aftësi katasatrofale. Por, pas largimit tim atë e rikthyen dhe qe 15 vjet e udhëheq institutin”, u shpreh Dr. Tolaj.
Ky i fundit akuzoi IKSHPK’në për metodat e saj të punës, teksa është përmendur edhe një laborator i përuruar gjatë këtij viti nga Qeveria e Italisë i cili nuk është funksionalizuar ende. /Gazeta Shneta/