Dr. Ilir Tolaj ka folur rreth variantit të ri të Covid 19, i përhapur së fundmi në Britani të Madhe.
Në Kanal 10, i ftuar bashkë me kryeredaktorin e Gazeta Shneta, Bujar Vitija, Dr. Tolaj ka thënë se varianti i ri nuk pritet të sjell probleme të reja.
“Nga të dhënat fillestare nuk duhet të brengosemi fare. Imuniteti nga vaksinat mund ta mposht edhe këtë variant, sikurse edhe imuniteti i personave që tashmë e kanë kaluar”, u shpreh Dr. Tolaj.
Sipas tij, nuk ka vend për panik marrë parasysh edhe faktin se Kosova ka një mesatare realitivisht të re të qytetarëve.
“E kemi përparësinë e moshës dhe edhe ky varianit i ri nuk do të ndikojë në rritjen e numrit të personave të shtrirë në spitale apo më me rëndësi numrin e vdekjeve”, shtoi infektologu Tolaj.
E, Vitija ka deklaruar se në Kosovë ende zyrtarisht nuk ka asnjë rast me varientin e ri të Covid-19. /Gazeta Shneta/