Faktorët që rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru ndikojnë edhe në zhvillimin e demencës vaskulare, një nga format kryesore të demencës që prek rreth 25% të pacientëve.
Kur enët e gjakut dëmtohen ose bllokohen, truri privon nga oksigjeni dhe nutrientët jetikë, duke shkaktuar dëmtime në funksionet njohëse si arsyetimi, kujtesa dhe gjykimi, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Stephen English, neurolog vaskular në Mayo Clinic, thekson se faktorët e tillë si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli, diabeti, duhani, mbipesha dhe apnea e gjumit janë faktorë të modifikueshëm që mund të shkaktojnë dëmtime në enët e vogla të trurit.
Trajtimi i këtyre kushteve me medikamente dhe ndryshime në stilin e jetesës mund të ulë rrezikun dhe të ngadalësojë përkeqësimin e demencës vaskulare.
Në raste të tilla, mjekët mund të përshkruajnë ilaçe për uljen e presionit të gjakut, kolesterolit, parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe kontrollin e sheqerit në gjak.
Nëse keni shenja ose rrezik për këtë formë demence, është e rëndësishme të konsultoheni me neurologun për diagnozë dhe trajtim të hershëm./Gazeta Shneta/


