Në konkursin e shpallur nga SHSKUK për drejtor të spitalit të Mitrovicës janë pesë kandidatë.
Sipas burimeve të “Jepi zë”, në konkursin e shpallur nga SHSKUK për drejtor të Spitalit të Mitrovicës kanë aplikuar pesë kandidatë: Dr. Gëzim Berisha, Dr. Bashkim Hasani, Dr. Laura Nushi, Ilir Hajzeri dhe Hakif Veliu, ish-shef i prokurimit në këtë spital.
Konkursi ishte anuluar më 5 dhjetor 2024 për shkak të mosrespektimit të rregullores Nr. 30/2024 dhe është rishpallur sërish.
Lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet tashmë është bërë publike.
Ndërkohë, njëri nga kandidatët, sipas të njëjtave burime, pret përkrahje nga një deputet i VV-së, me të cilin ka lidhje familjare dhe që e kishte mbështetur në zgjedhjet e fundit – madje janë publikuar edhe foto të tyre duke pirë kafe në veri.




