Gjashtë javë pasi pacientët largohen nga spitali, shfaqin vështirësi dhe shenja të dëmtimit të mushkërive, sipas një raporti të fundit.
Por, nga hulumtimi tjetër që u prezantua në kongresin European Respiratory Society International, tregoi se, pacientët patën përmirësime pas 12 javësh shkruan BusinessInsider, transmeton GazetaShneta.
Në lidhje me hulumtimin, i cili u realizua në Austri, u vëzhguan 86 pacientë që më parë ishin të hospitalizuar.Tek këta pjesëmarrës, u zbuluan se 88% treguan njolla të bardha (prania e lëngjeve dhe inflamacioneve në mushkëri) në skanimet e tyre CT gjashtë javë pasi ishin liruar.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mirëpo, pas gjashtë javëve, vetëm 56% e pacientëve kishin dëmtime të mushkërive.
Studimi konfirmon se virusi mund të prodhoj dëmtime fizike për një kohë të gjatë, por gjithashtu sugjeron që mushkëritë e pacientëve të infektuar, me kalimin e kohës shërohen./GazetaShneta/