Në mënyrë që vaksina anti covid të jetë efektive, duhet të testohet tek një numër i konsiderueshëm i njerëzve, kështu ka thënë eksperti i sëmundjeve infektive, Dr.Anthony Fauci.
Në një intervisë për The Wall Street Journal, Dr.Fauci tregoi rreziqet që mund të ndodhin nëse njerëzit nuk e përfillin efektivitetin e vaksinës, transmeton GazetaShneta.
Për këtë, ai është i sigurt se nëse një e treta e amerikanëve të marrin në konsideratë vaksinën kundër covid-19 nuk do jetë e mjaftueshme.
“Është një kombinim i asaj sesa është efektive një vaksinë dhe sa njerëz e zotërojnë atë”, u shpreh Fauci.
“Nëse egziston një vaksinë që është e sigurt, atëherë efektiviteti i saj nuk do të vërehet nëse njerëzit nuk testohen”, shtoi ai.
Optimizmi i Dr.Fauci vazhdon të jetë se vaksina anti covid do jetë e pranishme muajt e fundit të këtij viti.
Në anën tjetër, një sondazh nga Kiser Family, zbuloi se 54% e pjesëmarrësve kanë thënë se nuk do e merrnin vaksinën nëse do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit./GazetaShneta/