Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetët me shumë kritika për ministrin Zemaj për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Lajme 14/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi e kanë pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili ka raportuar për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Zemaj i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani dhe drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, ka thënë se janë bërë hapa progresiv në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e situatës me pandeminë, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ka deklaruar se javën tjetër pritet të furnizohen me 7 aparatura për kryerjen e testeve RT PCR, të cilat do të vendosen në qendrat rajonale të shëndetit publik.

“Javën tjetër pritet të zgjerohemi edhe me kapacitete testuese në 6 qendra rajonale të IKSHPK-së. Jemi në fazën përfundimtare për sigurimin e 7 aparaturave për laboratorët. Do të furnizohemi edhe me më shumë se 100 mijë teste. Poashtu do të pranojmë edhe donacion nga OBSH 3 aparatura, dy prej tyre në QKUK dhe një për komunitetet pakicë”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka thënë se me këto kapacitete synojnë që të bëjnë deri në 3500 teste në ditë.

Në anën tjetër drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi është pyetur nga deputetët për çështjen e furnizimit me oksigjen. Ai ka thënë se në situatën aktuale vetëm në QKUK ka 3 rezervuar të oksigjenit të cilat furnizojnë sistemin qëndror, ndërsa në spitalet rajonale kanë furnizuar me bombola. Krasniqi ka thënë se kapacitetet e rezervuarit janë rritur në QKUK, ndërsa një tjetër do të instalohet në SP Prizren.

Naser Ramadani nga IKSHPK ka thënë se lajmet se Kosova është në vendin e parë për nga numri i vdekjeve nuk është i vërtetë.

Deputetët në anën tjetër e kanë kritikuar Zemajn për numrin e vogël të testimeve që janë bërë në dy muajt e fundit, përkundër se ka pas ngritje të shifrave pozitive me Covid-19. Më të zëshmit me kritika kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Fitim Uka ia ka përkujtuar Zemajt se kishte premtuar se do të bënte teste masive qysh në fillim të mandatit të tij, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Uran Ismaili i PDK-së e ka kritikuar Zemajn për mënyrën e komunikimit me opinionin sa i përket pandemisë. Ai ka thënë se ky komunikim është centralizuar në nivel politik, gjë që s’do të duhej të ndodhte.

Deputetët kanë pas edhe kritika të tjera, sikurse është trajtimi i pacientëve në shtëpi dhe mospërkrahja e tyre me blerjen e barnave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMali i Zi pritet të heq kushtëzimin për kalimin e kufirit me test negativ për kosovarët
Artikulli i rradhës Spitali i Ferizajt anulon tenderin për bombola me kompaninë “Bubeari Komerc”

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.