Deputeti i Listës Guxo dhe neurokirurgu Haxhi Avdyli e ka uruar Besnik Elshanin për përzgjedhjen e tij në pozitën e drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK.
Avdyli ka thënë se Elshani është pritur mirë nga kolëgët dhe është unifikues e bashkëpunues, transmeton Gazeta Shneta.
“Nga sot Neurokirurgjia ka drejtorin e ri, Dr Besnik Elshanin. Me dr Besnikun por edhe kolegë tjerë gati 2 dekada kemi punuar e shërbyer për pacientët. Zgjedhja e tij dhe pranimi kaq i mirë i zgjedhjes nga të gjithë flet për veprat dhe karakterin unifikues e bashkëpunues që posedon dr Besniku. Të priftë e mbara drejtor i ri dr Besnik Elshani. Punë e suksese pafund Neuokirurgji Kosovare”, ka shkruar Avdyli.
QKUK dje ka publikuar nëntë emrat e drejtorëve të rinj në klinika. /Gazeta Shneta/