Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë sot kanë organizuar një protestë.
Protesta është mbajtur në përkrahje të kolegut të tyre Ibrahim Hoti, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
“Deri ne lirimin e dr Ibrahim Hotit. Nuk levizim nga kerkesa jonë”, ka shkruar Hasan Asllani në një postim në Facebook.
Për këtë protestë është gjobitur me 200 euro kryesindikalisti Sheqir Maliqi për shkak të organizimit në kushte të pandemisë.
Hoti u arrestua mbrëmë nga Policia pasi nuk i shërbeu pacientët me arsyetimin se e kishte kryer orarin e punës. /Gazeta Shneta/