Hulumtuesit nga Universiteti i Jorkut kanë zbuluar se numri i fjalëve që dëgjon një fëmijë jo vetëm që përmirëson fjalorin e tyre dhe zhvillimin gjuhësor, ai gjithashtu mund të kontribuojë në zhvillimin e aftësive joverbale si arsyetimi, kuptimi numerik dhe formimi i vetëdijes.
Kur një fëmijë rritet në një familje me fjalor të pasur në gjuhë, ai formon mënyrën se si kupton dhe se si e përdorë gjuhën. Si prindër, ju jeni shembull, dhe fëmijët tuaj natyrisht zhvillojnë të njëjtat metoda në përdorimin e gjuhës, edhe në një moshë shumë të re, transmeton GazetaShneta.
Shumë studime vënë drintë në rëndësinë e këtyre ndërveprimeve prind-fëmijë si në zhvillimin kognitiv ashtu edhe në rezultatet e sjelljes.
Të kesh një marrëdhënie të përgjegjshme dhe edukative me fëmijët mund të prodhojë impakte të rëndësishme në zhvillimin e tyre të përgjithshëm, përcjellë “HealthLine”.
Hulumtuesit e këtyre studimeve e pranojnë këtë gjithashtu, duke raportuar se prindërit pozitivë ( prindërit që ishin të përgjegjshëm dhe inkurajues për eksplorim dhe shprehje) u shoqëruan me më pak shenja të shqetësimit, agresionit dhe mosbindjes midis fëmijëve të studiuar.
Pra, mund të ketë më shumë faktorë ndikues në këtë çështje. Mund të ndodhë që prindërit, të cilët po u flasin më shumë fëmijëve të tyre, kanë më shumë gjasa të reagojnë dhe të angazhohen me fëmijët e tyre në një mënyrë pozitive.
“Kur prindërit janë të përgjegjshëm dhe inkurajojnë fëmijët e tyre për të eksploruar dhe shprehur veten ata në thelb po krijojnë një mjedis ku fëmijët e dinë se dëgjohen dhe kuptojnë se kanë aftësi për të ndikuar në vëmendjen e të tjerëve në një mënyrë pozitive.