Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale ka dështuar të mbahet sot, ashtu siç ishte paraparë.
Në këtë komision ku pritej të rregullohet projekt ligji për rregullimin e çmimeve të barnave nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për pasojë dështoi vazhdimi i këtij komisioni.
Pas dwshtimi tw komisionit deputetët e opozitës kanë mbajtur një konferencë për media.
Deputeti, Bekim Haxhiu, gjatë konferencës tha se është i shokuar me këtë paaftësi të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në Kosovë ka barna të cilat çmimi në raport me vendet tjera është shumfish më e lartë ose kemi pas kontraktim të cmimit të barnave 300 – 400 përqind më shtrejtë që ka qenë në vendet e rajonit dhe përmes këtij projekligji rregullohet mënyra, por gjithashtu edhe ribursimi i barnave. Në tërë sistemin tonë shëndetësore çmimet do të jenë të njejta nuk do të ketë dallime të barnave nga një barantore në tjetrën. Çdo ditë e humbur në miratimin e këtij projektligji është humbje për pacientët e Kosovës”, theksoi fizioterapeuti
Sipas tij, shëndetësi në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të mirë mirëpo tani është në gjendje edhe më të rënduar.
“Edhe ato klinika që që kanë funksionuar me një performancë pozitive tani edhe ato me këtë menaxhim të kësaj qeverië është shkatërruar”, u shpreh mes tjerash Haxhiu.
Deputetja, njëherish anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Floretë Zejnullahu, thotë se ndjen keqardhje për kolegët nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët munguan gjatë këtij komisioni.
“Ndjej keqardhje për kolegwt e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk kanë ardhë sot dhe të kalojmë në parim këtë projekt ligj në komsion i cili po zhvatet për më shumë se tre apo katër muaj që kur ne e kemi inicuar këtë ligj në kuvend”, u shpreh ajo.
Dështimin e Komisionit për Shëndetësi e quan papërgjegjësi e imazhorancë deputeti, Armend Zemaj.
Ai shprehet se beson që një ditë partia në pushtet t’i kthehet përkushtimit ndaj qytetarëve.
“Papërgjegjësi e imazhorancës është treguesi i qartë që po e rëndonë jetën e qytetarëve por edhe sistemin shendetësorw dhe jetën sociale dhe ekonomike të pacientët”, u shpreh ai.
Përmes këtij projekligji përcaktohet çmimi i barnave medicinale në të gjithë vendin./Gazeta Shneta/