Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese

Jetë 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dalja e dhëmbëve është një jubile i veçantë në zhvillimin e foshnjës tuaj. Kujtimet për buzëqeshjen e parë me dhëmbë do të qëndrojnë gjallë përgjithmonë.

Derisa shumica e prindërve në përgjithësi pajtohen se disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme janë paraqitur rreth kohës së daljes së dhëmbëve, rekomandohet që ju të bisedoni me pediatrin për të eliminuar shkaktarët tjerë të mundshëm të simptomave, veçanërisht nëse foshnja ka temperaturë mbi 39 gradë celsius dhe duket i përgjumur dhe i pafuqishëm.

Irritueshmëria – Derisa dhëmbi i ri i afrohet sipërfaqes, mishi i dhëmbëve të fëmijës tuaj mund të bëhet shumë më i dhimbshëm dhe i pezmatuar, duke çuar në rënkime dhe qarje.

Jargëzimi – Nga muaji i tretë deri në të katërtin ju mund ta shihni foshnjën tuaj të fillojë të jargëzohet m shumë se zakonisht. Dalja e dhëmbëve stimulon jargëzimin, dukuri e cila mund të jetë më e shprehur te disa foshnja.

Kollitja – Sasia e shtuar e pështymës mund të bëjë që foshnja juaj të kollitet ose të shtrëngohet për të vjellë kohë pas kohe. Nëse foshnja nuk tregon shenja të ftohjes ose gripit dhe nuk ka temperaturë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Puçrra në mjekër – Nëse foshnja juaj jargëzohet shumë, kontakti i vazhdueshëm me pështymën mund ta bëjë lëkurën rreth mjekrës dhe gojës të irrituar. Pastrojeni butësisht gojën dhe mjekrën e foshnjës në mënyrë periodike gjatë ditës, për të ndihmuar parandalimin e çarjes së lëkurës dhe të shfaqjes së puçrrave.

Pickimi dhe brejtja – Foshnjat të cilët janë në periudhën e daljes së dhëmbëve do të brejnë dhe do të shtypin me mish të dhëmbëve gjithçka. Presioni i kundërt gjatë pickimit u ndihmon atyre ta kruajnë dhe largojnë irritimin dhe pjesërisht ta mpijnë dhimbjen. Disa lodra të dizajnuara në mënyrë të veçantë për gojën e foshnjave janë mjaft efektive dhe të sigurta për t’u përdorur.

Fërkimi i faqeve dhe tërheqja e veshit – Dhimbja në mishin e dhëmbëve mund të shpërndahet edhe në veshë dhe faqe, veçanërisht kur dhëmbët e pasmë molar fillojnë të dalin. Kjo është arsyeja se pse ju mund ta shihni vogëlushin/shen tuaj të fërkojë faqet ose të tërheqë veshët. Megjithatë, mbani në mend se prekja e veshit mund të jetë edhe shenjë e ndonjë infeksioni të veshit, veçanërisht kur është i shoqëruar me temperaturë.

Diarreja – Shkaktari më me gjasë i diarresë gjatë daljes së dhëmbëve është pështyma shtesë që tajohet dhe përpihet nga foshnja, që më pas del përmes jashtëqitjes. Lajmëroni mjekun nëse fëmija juaj ka pasur diarre për më shumë se tre herë radhazi, kur ka zbrazur zorrët.

Temperaturë të lehtë – Shumë prindër, megjithatë, vërejnë se fëmijët e tyre kanë një temperaturë lehtësisht të rritur gjatë kësaj periudhe. Kontaktoni mjekun tuaj nëse temperatura rritet mbi 39 gradë Celsius, ose nëse temperatura mbetet mbi normalen (37 gradë celsius) për më shumë se dy ditë.

Nuk fle mirë – Ju mund të shihni se fëmija juaj zgjohet më shpesh gjatë natës. Shumica e prindërve pajtohen se zgjimi gjatë natës ndodh më shpesh kur ndodh dalja e dhëmbëve molarë (të pasmë).

Simptomat e ngjashme me atë të ftohjes (rrjedhje hundësh, p.sh.) – Rrjedhja e hundëve, kollitja dhe shenjat e përgjithshme të ftohjes mendohet se mund të jenë si rezultat i mbajtjes së duarve në gojë, në tentim për ta lehtësuar dhimbjen. Tregoni mjekut nëse simptomat e ngjashme me ato të ftohjes zgjatin për më shumë se tre ditë dhe nuk përmirësohen vetë.

Procesi i daljes së dhëmbëve shpesh është trashëgues. Në mesatare, dhëmbët e parë vijnë rreth muajit të shtatë edhe pse mund të vijnë edhe në muajin e tretë si edhe pas një viti, ose në raste më të rralla edhe më herët ose më vonë.

Në përgjithësi ka 22 dhëmbë primarë (të parë). Dhëmbët e plotë, të përhershëm janë 32. Shumica e fëmijëve do të kenë të gjithë dhëmbët primarë derisa të mbushin dy ose tre vjet. Këto dhëmbë primarë zakonisht zgjatin deri në moshën gjashtë vjeçare, kur dhëmbët e parë bëhen të shlirë dhe bien derisa dhëmbët dytësor fillojnë të bëjnë shtypje përmes mishit të dhëmbëve.

Dhëmbët primarë vazhdojnë të bien deri në moshën dymbëdhjetë vjeçare, afërsisht. Megjithatë moshat e përmendura sipër janë vetëm mesatare dhe fëmija juaj mund të ndjekë një model më të hershëm ose më të vonshëm të daljes dhe ndërrimit të dhëmbëve. /Telegrafi

Artikulli paraprakUrinimi i pavullnetshëm gjatë natës tek fëmijët, gjithçka që duhet të dini
Artikulli i rradhës Historia prekëse e kësaj nëne që lindi binjakë pas 12 viteve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.