Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhimbja e kokës si pasojë e Covid-19, mund të dallohet nga këto pesë karakteristika kryesore

Jetë 20/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e përditshme të koronavirusit janë ende në mijëra, duke sinjalizuar që virusi do të mbetet endemik pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të vaksinimit.

Studimet sugjeroi se dhimbjet e kokës janë një nga treguesit më të hershëm të COVID-19. Por si krahasohen ato nga dhimbjet e zakonshme të kokës?

Të dhënat e analizuara nga aplikacioni ‘COVID Symptom Study’, i cili ka grumbulluar njohuri nga miliona përdorues në të gjithë pandeminë, ka treguar se një dhimbje koke mund të jetë një simptomë e COVID-19, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Ekipi pas aplikacionit ka përshkruar mënyrat për të dalluar një dhimbje koke të shkaktuar nga Covid, duke detajuar këtë gjendje.

Sipas ekipit, edhe pse dhimbjet e kokës janë një simptomë më pak e njohur e COVID-19, ato janë një nga shenjat më të hershme të sëmundjes dhe më të zakonshme se simptomat ‘klasike’ të kollës, etheve dhe humbjes së nuhatjes (anosmia).

Ata tregojnë për pesë karakteristika dalluese të një kokëdhembje COVID-19:

– Janë mesatarisht të rënda dhe të dhimbshme;

– Ndjeni ‘pulsim’, ‘shtypje’ ose dhimbje të mprehta si ‘thikë’;

– Ndodhin në të dy anët e kokës (bilaterale) sesa rreth një zone;

– Zgjasin për më shumë se tre ditë;

– Janë rezistente ndaj qetësuesve të rregullt të dhimbjeve.

Sipas studiuesve të aplikacioneve të studimit, është e paqartë pse COVID-19 shkakton dhimbje koke.

“Mund të jetë virusi që ndikon drejtpërdrejt në tru. Ose mund të ketë lidhje me të qenit i sëmurë, të tilla si dehidrimi ose uria e shkaktuar nga mos ngrënia dhe pirja normalisht” thanë ata.

Ekipi i studimit shpjegoi se: “Dhimbja e kokës ka tendencë të shfaqet në fillim të sëmundjes dhe zakonisht zgjat për një mesatare prej tre deri në pesë ditë”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKjo është mosha më e prekur e rasteve të ri-infektimit me COVID-19, sipas studimit të fundit
Artikulli i rradhës Varianti i ri Covid tregohet se ka mundësi se infekton macet dhe qentë shtëpiak

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.