Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është mosha më e prekur e rasteve të ri-infektimit me COVID-19, sipas studimit të fundit

Jetë 20/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shumicën prej nesh, të kaluarit sëmundjen Covid-19 ishin një pjesë shpresëdhënëse që do të qëndronim më të sigurt dhe të qetë karshi situatës pandemike për një kohë.

Mirëpo, supozimi popullor mbi antitrupa mbrojtës kundër sëmundjes dhe kohëzgjajta e tyre ka filluar të zbehet ca me fillimin e rasteve të ri-infektimit shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Sipas një studimi të ri që shqyrtoi nivelet e ri-infektimit të Covid është zbuluar se njerëzit mbi moshën 65 vjeç janë në rrezik më të lartë të ri-infektimit.

Nga ky studim u tha se personat mbi moshën 65 vjeç janë me më pak se 50 përqind të mbrojtur nga ri-infektimi.

Për studimin e ri, i cili u botua në revistën mjekësore ‘The Lancet’, një ekip shkencëtarësh nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive të Danimarkës, shikuan shkallën e ri-infektimit midis 4 milion danezëve gjatë valës së ri-infektimit me Covid-19 nga shtatori 2020 deri në fund të dhjetorit 2020.

Ndërsa kishte pak raste të ri-infektimit, numrat anonin shumë varësisht nga mosha: Të rinjtë dukej se kishin rreth 80 përqind mbrojtje kundër ri-infektimit, por ky numër ra ndjeshëm në 47 përqind midis atyre mbi moshën 65 vjeç.

Të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj ri-infektimit për shkak të rënies së funksionit imunitar kur plakemi.

“Ka një arsye pse njerëzit mbi 60 vjeç duhet të marrin vaksina shtesë për të rritur imunitetin e tyre ndaj infeksioneve të ndryshme, sepse ne e dimë që sistemi imunitar fillon të zbehet në jetën e mëvonshme”, tha autori i studimit Steen Ethelberg. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë 33-vjeçar në Kroaci vdiq pasi u vaksinua me AstraZeneca, raportojnë mediat kroate
Artikulli i rradhës Dhimbja e kokës si pasojë e Covid-19, mund të dallohet nga këto pesë karakteristika kryesore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.