Shkruan: Burim Gjinovci, Fizioterapeut Muskuloskeletor, OMPT (Cand), IMTA Teacher Cand
Dhimbja jospecifike (idiopatike) e qafês përkufizohet si një dhimbje, e cila shfaqet në qafë, e cila nuk referon në kokë osë gjymtyrët e sipêrme, dhe e cila nuk ka një shkak të dukshëm që e ka nxitur episodën e dhimbjes.
Dhimbja mekanike idiopatike e qafës është një ngarkesë për sistemin medical dhe social, dhe ka një korelacion të fortë me stilin e jetesës si dhe me plakjen e popullatës botêrore (Farioli A, et al 2014).
Prevalenca vjetore e dhimbjes mekanike idiopatike të qafës raportohet në mënyrë variabile në mes të 30% dhe 50% (Skillgate E, et al 2012).
Dhimbja mekanike idiopatike e qafês në mënyrë karakteristike është sëmundje rekurente (e cila shfaqet me përmirësime dhë përkeqësime në perioda të ndryshme), dhe e cila në mênyrë direkte ndikon në kualitetin e jetës. Deri në 85% e personave të cilët përjetojnë dhimbje të qafës, do të kenë përsëritje të problemit gjatë jetës (Caroll L, et al 2008).
PREZANTIMI KLINIK I PACIENTËVE ME DHIMBJE MEKANJKE IDIOPATIKE TË QAFËS:
Pacientët me sëmduje të qafës të formës mekanike, shiqohen nga aspekti biomedikal dhe biopsikosocial. Diagnostika medikale për dhimbjet idiopatike mekanike të qafës kryesisht nuk mund të diagnostifikojë një strukturë anatomike për prezantimin klinik të këtij subgrupi të pacientëve (Gellhorn A, et al 2013). Mbi 80% e pacientëve me dhimbje të qafës hyjnë në subgrupin e rasteve me dhimbje jospecifike (idiopatike), ku nuk mund të caktohet shkaku dhe struktura e saktë përgjegjëse për dhimbjen.
Ndërsa aspekti Biopsikosocial ofron një gamë të gjerë të faktorëve kontributor tek shfaqja e dhimbjes idiopatike mekanike cervikale. Prezentimi klinik i çdo pacienti me dhimbje mekanike të qafës është unik dhe variabil nga rasti në rast. Kjo na sygjeron një çasje optimale për menagjim të këtyre rasteve bazohet në të dhënat rreth problemit tek çdo rast individual, faktorët biologjik, psikogjik dhe social që mund të ndikojnë në shfaqjen dhe mbajtjen e simptomeve. Kjo arrihet përmes një komunikimi të mirë, aftësive teknike të Klinicistit në Arsyetimin kompleks klinik.
PERSPEKTIVA BIOLOGJIKE TEK DHIMBJET E QAFËS:
Mekanizmat e dhimbjes janë pika primare që duhet të kosiderohen në diagnozën dhe menagjimin e kêtyre rasteve. Ato janë variabile në mes njerëzve me problemet mekanime idiopatike të qafês.
Pacienti i cili në pasqyrën klinike ka dominancë të mekanizmave nociceptiv, dallon totalisht në trajtim Fizioterapeutik, në krahasim me pacientin i cili ka dominancë të mekanizmave nociplastik të dhimbjes (Scott D, Jull G, Sterling M).
Pacientët me mekanizma nociceptiv periferik, përgjithësisht kanë prognozë të mirë, dhe Fizioterapia Manipulative së bashku me ushtrimet terapeutike kanë potencialisht efekte shumë superiore. Ndërsa pacientët me dominancë të mekanizmave nociplastik, me dhimbje persistente kryesisht kanë prognozë më të keqe, dhe kërkojnë çasje multidisiplinare, përveq masave fizikale aty duhet të aplikohen edukimi për Neuroshkencën e dhimbjes dhe çasja me Fizioterapi aktive përmes ushtrimeve të dozuara, terapia kognitive biheviorale.
PERSPEKTIVA PSIKOSOCIALE TEK DHIMBJET E QAFËS:
Në aspektin psikologjik, anksioziteti dhe depresioni e shoqërojnë pacientin me dhimbje pa marrë parasysh shkakun e dhimbjes (Ligthart L, et al 2013).
Shumë karakteristika psikologjike janë identifikuar tek pacientët me dhimbje mekanike idiopatike të qafës, ku bëjnë pjesë: shmangia nga frika, somatizimi, katastrofizimi, shëndeti fizik i përgjithshëm i dobët (Stenberg G, et al 2014). Këta faktorë janë pengesa nê rehabilitmin fizikal, prandaj detektimi dhe adresimi i hershèm është qenësor për prognozên pozitive afatgjatë tek pacientët me dhimbje mekanike idiopatike të qafës.
Nga aspekti social, subgrupi i pacientëve me dhimbje mekanike idiopatike të qafës përbëjnë grupin e punetorëve sedentar dhe të zyres. Faktorët në vendin e punës që mund të ndikojnê në dhimbjet mekanke të qafës janë: ngarkesat në vendin e punës, suport i vogël nga kolegët, tipi i punês, punët e rënda manuale, postura e keqe nê punë, dhe ambienti jo i përshtatshëm në vendin e punës (Sterud T, et al 2014).
TRAJTIMI FIZIOTERAPEUTIK TEK DHIMBJET MEKANIKE IDIOPATIKE TË QAFËS:
Shumë studime i përkrahin aplikimin e ushtrimeve terapeutike tek dhimbjet mekanike idiopatike të qafës (O’Leary S et al 2009, Jull G et al 2008).
Ushtrimet e riedukimit Neuromuskular të regjionit cervikal kanë suportin më të madh shkencor për efikasitet tek dhimbjet mekanike idiopatike të qafës, veqanërisht nëse aplikohen së bashku me Terapine Manipulative (Gross AR, et al 2007).
Aplikimi i këtyre ushtrimeve duhet të bëhet duke u bazuar në prezentimin individual të çdo rasti, dhe duke u bazuar në arsyetimin klinik të çdo rasti. Riedukimi bazê ka të bëjë me përmirësimin e koaktivizimit të muskujve stabilizator lokal, dhe uljen e tejaktivitetit të muskujve sipërfaqësor mobilizator (tek të cilët shfaqet tejaktivizim si pasojë e inhibimit të stabilizatorëve lokal cervikal si pasojê e dhimbjeve).
Ushtrimet nuk guxojne të aplikohen në mënyre protokolare, pasi siç ceket më lartë, çdo pacient ka një përzierje faktorësh kontributor në shfaqjen dhe mbajtjen e simptomeve. Nëse në një rast kemi hipomobilitet, dallon aplikimi i Fizioterapisë në relacion me njê rast që ka deficite në kontrollën motorike të qafës.
Në një studim të bërë mbi trajnimin specifik të muskujve te thellê fleksor cervikal, në pacientët me dhimbje persistente mekanike të qafës, dhimbja zvogëlohet dhe rritet aktivizimi i këtyre muskujve, veqanëeisht tek pacientët me vështirësi në aktivizimin e muskujve të thellë fleksor (stabilizuesit lokal cervikal). Ky studim demonstron se shkalla e pêrmirësimit të kontrollës motorike shoqërohet poashtu me shkallën e përmirësimit të simptomeve (Falla D, et al 2012).
FIZIOTERAPIA MANIPULATIVE MUSKULOSKELETORE
Ekziston një mbështetje e madhe shkencore mbi efektin pozitiv aplikimit të manipulimit dhe mobilizimit cervikal në menagjimin e dhimbjeve mekanike idiopatike, mirëpo efekti më i mirë arrihet nëse kombinohen me ushtrimet terapeutike aktive.
Gjatë manipulimit cervikal, pacienti vendoset në atë pozitë që kur aplikohet teknika me shpejtësi rapide, sipërfaqet artikulare spinale hapen (Herzog W, The biomechanics of spinal manipulation, 2010). Si pasojë e saj, kemi alterim transient nē biomekanikên spinale, perceptimin e dhimbjes, rekrutimin muskular, me një efekt i cili varet edhe nga pritshmëritë e pacientit mbi efektin e teknikës, si dhe karakteristika tjera psikologjike nga ana e pacientit të cilat e influencojnë efektin terapeutik (Millan M et al 2012, Fernandes De Las Penas C et al 2008, Fernandez Carnero J et al 2008).
Bazuar në këto efekte, terapia manipulative spinale e faciliton efektivitetin e programit të ushtrimeve terapeutike, të dizajnuara për rikthimin e kontrollês motorike cervikale.
Aplikimi i manipulimit është efektiv në gjendjet akute dhe persistente tek dhimbjet mekanike idiopatike të qafës (Martel J et al 2011).
Poashtu manipulimi spinal bart rreziqe të caktuara në vete. Federata ndërkombëtare e Fizioterapisë Ortopedike Manipulative (IFOMPT), ka pêrpiluar një dokument ku diskutohet mbi skriningun e pacientêve me probleme cervikale para aplikimit të manipulimit cervikal. Ky dokument reflekton nevojën për tê arsyetuar klinikisht peshën e rreziqeve dhe benefiteve përpara selektimit të manipulimit si for.ë e trajtimit cervikal (Rushton A et al, INTERNATIONAL FRAMEWORK FOR EXAMINATION OF CERVICAL REGION FOR POTENTIAL OF VASCULAT PATHOLOGIES OF THE NECK PRIOR TO INTERVENTION: IMTERNATIONAL IFOMPT CERVICAL FRAMEWORK 2023). Efektet adverse nga manipulimi cervikal mund të numërohen, nga dhimbja transiente post trajtimit e deri tek diseksioni i arterieve cervikale të cilat kanë pasoja fatale për pacientin (Cagnie B et al 2004).
Fizioterapia në përgjithësi është rrugë e sigurtë për rehabilitimin e pacientëve me probleme mekanike idiopatike cervikale, gjithmonë duke bërë ekzaminimin e detajuar dhe hartimin e planit terapeutik për çdo pacient individual.