Shëndeti i trurit nuk varet vetëm nga mosha apo gjenetika, por formohet gjatë gjithë jetës nga një kombinim faktorësh fizikë, psikologjikë dhe mjedisorë.
Sipas një deklarate të fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, mënyra e jetesës dhe kushtet sociale luajnë rol kyç në uljen e rrezikut për demencë dhe goditje në tru, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Kjo shoqatë identifikon dhjetë faktorë kryesorë që mund të dëmtojnë shëndetin e trurit si: infeksionet në fëmijëri, përvojat negative gjatë rritjes, kushtet socio-ekonomike, sëmundjet kronike, stresi, ankthi dhe depresioni, ndotja mjedisore, inflamacioni kronik, çrregullimet e mikrobiomës së zorrëve dhe cilësia e dobët e gjumit.
Këta faktorë ndikojnë në trup në mënyra të ndryshme, duke reflektuar drejtpërdrejt në funksionin e trurit.
Ekspertët theksojnë se shumë zakone që mbrojnë zemrën janë gjithashtu të dobishme për trurin.
Kontrolli i tensionit të gjakut, diabetit dhe kolesterolit, aktiviteti fizik i rregullt dhe një dietë e shëndetshme – veçanërisht ajo mesdhetare ndihmojnë në ruajtjen e funksionit kognitiv.
Gjumi cilësor, menaxhimi i stresit dhe ruajtja e lidhjeve sociale janë po aq të rëndësishme. Po ashtu, shmangia e duhanit dhe konsumit të tepërt të alkoolit redukton dëmtimet neurologjike.
Politikat publike për përmirësimin e cilësisë së ajrit, aksesit në kujdes shëndetësor dhe kushteve të jetesës janë thelbësore për një plakje të shëndetshme dhe uljen e rasteve të demencës në të ardhmen. /Gazeta Shneta/


