Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diabeti dhe agjërimi: Këshilla nga endokrinologia Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini

Lajme 23/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaji i Ramazanit agjërohet çdo vit nga besimtarët e fesë Islame të cilët abestezojnë nga ushqimi dhe pija për një periudhë të caktuar brenda ditës.

Këshilla nga Endokrinologia Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini

Agjërimi mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore, sidomos tek personat që vuajnë nga sëmundje kronike sikurse Diabeti.

Pacientët me tip 1 të sëmundjes të cilën ekskluzivisht trajtohen vetëm me insulinë e rekomandueshme është që të mos agjërojnë si dhe ata të cilët kanë komplikime serioze kronike, si ato kardiake dhe të veshkave, si dhe pacientët të cilët kanë episode të shpeshta të rënies së sheqerit në gjak ose rritjes së tij apo kanë komplikime akute të sëmundjes.

Përveçse nuk hahet ushqim (dhe nganjëherë nuk pihet), agjërimi është gjithashtu zakonisht një kohë lutjeje, reflektimi dhe pastrimi. Nëse e trajtoni diabetin tuaj me medikamente të caktuara si insulina, ekziston gjithashtu rreziku që nivelet e sheqerit në gjak pas agjërimit të ulen shumë. Kjo mund të çojë në një hipo ose nivele shumë të larta të sheqerit në gjak, gjë që mund të çojë në ketoacidozë diabetike (DKA), e cila do të kërkonte trajtim spitalor. Simptomat e DKA përfshijnë ndjenjën e etjes dhe daljen e urinës.

Sipas udhërrëfyesit të fundit (të vitit 2016) të IDF-DAR (Federatës Ndërkombëtare për Diabet dhe Aleancës Ndërkombëtare për Diabet dhe Ramazan) për agjërimin gjatë Ramazanit, të sëmurët me rrezik të lartë të cilët nuk duhet të agjërojnë në Ramazan hyjnë kjo kategori e të sëmurëve me diabet:

– gjendjet e hipoglikemisë së rëndë rreth3 muaj para Ramazanit

– ketoacidoza diabetike rreth 3 muaj para Ramazanit

– gjendja hiperosmolare hiperglikemike rreth 3 muaj para Ramazanit

– eksperiencë të hipoglikemive të shpeshta

– diabet tip 1 i pakontrolluar

– sëmundje akute

– shtatzënat me diabet tip 1 të diagnostikuar më herët ose diabet gestacional (i shtatzënisë) i trajtuar me insulinë ose preparate të sulfanilureve

– të sëmurët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave në stadin e 4 dhe 5 ose të sëmurët në dializë

– komplikimet e avancuar makrovaskulare

– moshat e shtyra me shëndet jo të mirë

Artikulli paraprakPamjet e para nga tërmeti i shkaktuar në Bosnje e Hercegovinë
Artikulli i rradhës ‘Lumenis Novus Varia’: Spitali Italian i Syrit me teknologjinë e fundit të retinës

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.