Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Lajme 17/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 18 dhe 19 korrikut 2026, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga mot i nxehtë, me intervale me diell dhe vranësira.

Sipas njoftimit të IHMK-së, të shtunën, më 18 korrik, “mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira”. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Për ditën e diel, më 19 korrik, IHMK-ja ka parashikuar mot më të vranët, por me intervale me diell. “Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu”, thuhet në njoftimin e institutit.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale të dielën do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 34 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar që qytetarët të përshtatin aktivitetet e tyre me kushtet atmosferike, veçanërisht gjatë orëve me temperatura më të larta.

Artikulli paraprakRaporti: Fëmijët në Britani po shkojnë drejt statusit të brezit më të pashëndetshëm në dekada
Artikulli i rradhës Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

Ju sugjerojmë

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme

MSH: Te pacientët e rastit “Sach Pizza” u identifikua bakteri Salmonella

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.