Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

Lajme 19/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu torakal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shqiptar Demaçi, ka ngritur shqetësimin për shtimin e rasteve të plagosjeve me armë të ftohta, duke bërë thirrje për më shumë kujdes dhe shmangie të konflikteve.

Përmes një postimi publik, Demaçi ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në QKUK janë trajtuar tre persona të plagosur me thika dhe brisqe në Qendrën Emergjente, Reanimacion dhe Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Sipas tij, njëri prej rasteve ishte një 18-vjeçar, i cili u pranua në gjendje të rëndë shoku hemorragjik, pasi kishte humbur rreth 2.5 litra gjak nga plagët në kraharor. I riu u transportua me kohë nga ekipet e urgjencës me autoambulancë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale.

Demaçi theksoi se, falë reagimit të shpejtë të ekipeve të Qendrës Emergjente, Reanimacionit, Kirurgjisë Torakale dhe Mjekimit Intensiv, pacienti u menaxhua me sukses.

Në fund, kirurgu torakal u bëri apel qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të shmangin sjelljet agresive dhe përdorimin e armëve të ftohta, duke paralajmëruar se raste të tilla mund të përfundojnë me pasoja fatale.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Anglia nis testimin universal të të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.