Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diabeti gjatë shtatzënisë, endokrinologia Berisha flet për trajtimin

Lajme 17/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më 14 nëntor është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diabetit. Temë kryesore e këtij viti ka qenë diabeti gestacional tek gratë shtatzëna.

Diabeti në Kosovë është shënuar me disa aktivitete dhe me simbolin e Rrethit të Kaltër, që nënkupton unifikimin e komunitetit global për parandalimin dhe mjekimin e duhur të kësaj sëmundje.

Endokrinologia, Venera Berisha Muharremi, thotë se 85.1% te hiperglikemive pra nivelit te rritur te glikemise ne gjak mbi vlerat e tolerueshme per shtatzëni jane si pasoje e diabetit gestacional, tip ky i semundjes se sheqerit qe lajmerohet se pari pergjate shtatzënisë, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekja shton se 7.4% jane te hiperglikemive te shkaktuara nga forma tjera te diabetit, ai tip 1 apo 2 te hetuara gjate shtatzanise dhe 7.5% te formave tip 1 apo 2 qe kane qene edhe para shtatzanise.

Çka është diabeti gestacional?

Berisha-Muharremi – Diabeti gestacional definohet si gjendje e cfardo  intolerance te glukozes apo me thjesht te themi nivelit te glikemise apo sheqerit ne gjak mbi vlerat e toleruara per shtatzani dhe qe se pari shfaqet ne shtatzani.

Kjo gjendje mund te qon ne nje varg komplikime edhe te nena edhe te foshnja.

Ne shumicen e rasteve sheqeri normalizohet pas lindjes se foshnjes.

Gjate shatatzanise te nena mund te shkakton hypertension, preeklampsi, rrezik per lindje operative jo normale, dhe zhvillim te diabetit pas lindjes.

Te fetusi dhe I posalinduri mund te shkaktoje :foshnjen me peshe te larte (macrosom), nivel te ulte te glikemise ( sheqerit ne gjak te I posalinduri, mortalitet perinatal te rritur, malformime kongjenitale etj.

Lajmerohet per shkak te lirimit fiziologjik te disa substancave nga plancenta te cilat e veshtiresojne shfrytezimin dhe depertimin e glukozes ne qeliza ku ajo shfrytezohet per energji. Pasi ajo nuk mund te depertoje ne qeliza vjen deri te grumbullimi dhe rritja e nivelit te saj ne gjak.

Cilat gra janë të rrezikuara të kenë diabetin gestacional?

Berisha-Muharremi – Grate me mbipeshe dhe obezitet ( BMI mbi 25)

– Grate pa aktivitet te rregullt fizik

-Gratë që kane familjarë te lidhjes se rendit te pare (nena, baba, motra, vellezer) me diabet

-Shtatzani te kaluar me diabet gestacional apo shtatzani te kaluar me foshnje te lindur me peshe mbi 4Kg

-Grate qe kane ndonje cregullim –semundje tjeter metabolike si hypertension, dislipidemi apo cregullim te nivelit te yndyrnave

-Grate me syndrome te ovareve policistike

-Grate me prediabet

Si diagnostikohet diabeti gestacional?

Berisha-Muharremi –Per tu diagnostikuar heret ende pa u rriur teper vlerat e glikemise, pra qe te diagnostikohet  diabeti gestacional I fshehte qe quhet ne popull, standard I arte eshte testi oral I tolerances se glukozes OGTT nga gjuha angleze.

Ky test behet ashtu qe pas 8 oresh pa ngrene dhe pire asgje tjeter pervec ujit matet glikemia dhe pastaj ipet per tu pire perzierje e glukozes 75 gr ne uje. Me pas gruas I matet niveli I glukozes pas nje ore dhe pas dy oresh.

Para pirjes niveli normal duhet te jete deri 5.1 mmol/L; Pas nje ore deri 10 mmol/L dhe pas dy oresh deri 8.5 mmol/L. Ne se cila do prej ketyre matjeve tregon vlere me te larte se keto, atehere vihet diagnoza Diabet gestacional.

A duhet bere kete test te gjitha shtatzenat dhe ne cilen kohe te shtatzanise?

Berisha-Muharremi –Sipas qendrimeve te organizatave boterore qe mirren me studimin e diabetit cdo shtatzane duhet bere kete test ne periudhen 24-28 jave te shtatzanise.

Ndersa nese gruaja ka njerin prej ketyre faktoreve te rrezikut qe permendem duhet te bene testin me heret.

Nese ne shtatzani del qe ka diabet gestacional, gruaja duhet perseritur testin 6-12 jave pas lindjes.

A mund të parandalohet diabeti gestacional?

Berisha-Muharremi – PO,  mund te parandalohet me eliminimin e faktoreve te rrezikut para konceptimit dmth pra me nje planifikim te shtatzanise, me normalizim te peshes, ushqim dhe stil te shendetshem te jeteses, aktivitet te rregullt fizik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKryhet me sukses transplanti i parë i kokës së njeriut
Artikulli i rradhës Adelina Ismaili, një nënë super e përkushtuar

Ju sugjerojmë

Mjeku shqiptar pjesë e ekipit në intervenimin për vendosjen e ‘pacemaker-it’ pa tela në Gjermani

08/06/2026 Lajme

Kjo është top 5-shja e kandidatëve me të votuar deri me tani në VV, PDK, LDK dhe Aleancë

08/06/2026 Lajme

IKShPK: 30 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë nga prilli deri në qershor

08/06/2026 Lajme

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

08/06/2026 Lajme

Prevot: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

08/06/2026 Lajme

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.