Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diabeti mellitus dhe koronavirusi, këshilla nga endokrinologia Shpresa Azemi-Shemsedini

Lajme 09/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përballja me virusin COVID-19, ka bërë që të sulmohen edhe rrugët respiratore duke shkaktuar pneumoni virale pa kursyer as edhe një organ tjetër.

Doktoresha Shpresa Azemi – Shemsedini, nga KEG CLINIC specialiste e endokrinologjisë, në një prononcim për portalin “Familja Jonë”, sqaron diabetin mellitus si dhe mënyrën se si duhet të trajtohet.

Çka është diabeti mellitus?

Dr. Shpresa Azemi- Shemsedini / KEG Clinic: Diabeti mellitus është një sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, si pasojë e çrregullimit të prodhimit të insulinës në organizëm.

Sa persona në botë mendohet se janë me diabet?

Dr. Shpresa Azemi- Shemsedini: Në bazë të statistikave të fundit mendohet se janë të diagnostikuar diku rreth 422 milion njerëz  në botë d.m.th 1 në 11 persona (bazuar në statistikat e WHO). Diabeti dhe llojet e tij futen në grupin e rrezikut të lartë, të cilët mund të fitojnë komplikime serioze nëse infektohen me virusin COVID 19.

Cilat janë disa nga problemet që kanë pasur pacientët me diabet të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19?

Dr. Shpresa Azemi – Shemsedini: Pacientët me diabet kanë pasur indeks më të lartë të koagulimit të gjakut si dhe lirim të shtuar në plazmë të interleukinave të cilat fajësohen si shkaktarë të komplikimeve të shumta organike.

Në rast të infektimi me COVID-19, çfarë terapie duhet të fillohet?

Dr. Shpresa Azemi – Shemsedini: Tek pacientët me diabet mellitus të cilët janë të infektuar është e domosdoshme fillimi i terapisë insulinike, rrugë invazive e cila është  treguar efikase dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm, sidomos tek pacientët me komplikime akute.

Cili është mjekimi i duhur tek pacientët me diabet që kanë luftuar me COVID-19?

Dr. Shpresa Azemi – Shemsedini: Mjekimi i duhur tek pacientët që kanë diabet dhe kanë luftuar me COVID-19 ka rezultuar që jetë me ilaçet si insulina, basa dhe bollus.

Cilat janë rreziqet e pacientëve me diabet të infektuar me Koronavirus?

Dr. Shpresa Azemi – Shemsedini: Pacientët me diabet të infektuar me COVID-19, kanë pre dispozicion më të lartë për të pasur pneumoni të rënda  dhe shok septik si komplikime kryesore të infeksionit viral.

Sidoqoftë, trajtimi i diabetit tashmë është i mundshëm, por tërhiqet vërejtja se ende ka nevojë për një edukim më të mirë të popullatës për të parandaluar sa më tepër këtë çrregullim në organizimin e njeriut. /FamiljaJonë/

Artikulli paraprak105 pacientë të sëmurë me Covid janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit në fundjavë, pritet të ketë reshje shiu dhe vranësira

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.