Moti në fundjavë pritet të jetë i ftohtë, me reshje shiu dhe vranësira.
Temperaturat minimale përgjatë këtyre dy ditëve do të jenë deri në 5C, kurse maksimalet deri në 12C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“9.10 – Kryesisht vranët e më ftohtë, paradite me reshje shiu, e gjatë ditës kohëpaskohe me riga lokale shiu.
10.10 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu, vende-vende edhe intenzive.”, thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/