Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme dhe mund të duket paksa e çuditshme, mirëpo diarrea është njëra nga simptomat shqetësuese që ndërlidhet me dhimbjen e dhëmbit tek bebet.
Lidhja e dhëmbit me diarre është vendosur pasi shumë prindër e vunë re tek bebet e tyre shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta. Mirëpo, nuk ka asnjë provë që justifikon që dhëmbët dhe diarreja kanë një lidhëshmëri.
Irritimi i vazhdueshëm në mishrat e dhëmbëve bën që bebet të marrin objektet e ndryshme, të cilat më pas mbahen në gojë. Këto objekte nuk mund të jenë domosdoshmërisht të pastra dhe mund të kenë mikrobe.
Meqenëse bebet kanë tendencë të vendosin gjithçka që mund të gjejnë në gojën e tyre, shanset e baktereve që hyjnë në trup janë jashtëzakonisht të larta dhe kështu mund të marrin diarre.
Sistemi imunitar i bebeve gjithashtu nuk është zhvilluar plotësisht dhe kështu trupi i tij mund të mos luftoj bakteret dhe infeksionet dhe si rezultat, bebi mund të ketë diarre./GazetaShneta/