Gjithçka bukur deri në detajin e fundit. Kjo është parë në organizimin ‘Baby Gender Party’ aty ku bukuroshja Diellza Kolgeci ka zbuluar gjinë e foshnjës që mban në bark.
Diellza dhe Fisnik Rugova, basketbollisti i njohur kosovar janë në pritje të një vajze, derisa ky moment është pritur me emocion shumë të veçantë. Kjo bazuar në videot dhe fotografitë të postuara në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Observer.
E pyetur se a e ka parandje se gjinia e foshnjës që mban në bark është vajzë, Diellza Gazetës Observer ia ka dhënë këtë përgjgije.
“Këtë aheng e kamë bërë për bebin që me pas kujtime bebi , pra me e pa se si po e presim ardhjen e bebit domethënë nuk është bërë për mua. Unë e kam pas ndjenjën që është djalë.
Por s’ka pas rëndësi gjinia. Por nuk e kam fshehë që më gëzon shumë me qenë vajzë fëmiu i parë”, ka njoftuar Diellza.
Më tej ajo shpalosë detaje në momentin kur e ka shpërthyer balonin për të kuptuar gjinë e foshnjës. “Jam gëzuar shumë kur e kam shpërthyer ballonin, jam ndalë e kam shikuar mirë ngjyrën”, njofton ajo.
Se a do të bëjë dasmë së shpejti Diellza Kolgeci, pasi që shumë shpejtë pritet të marr epitetin nënë, Diellza ka dhënë një përgjgije interesante.
“Nuk është që më pëlqejnë për faktin që e di që ashtu si dua unë . Kërkon shumë kohë në organizim dhe jam e sigurt që do kisha shume stres nuk është që jam aq për të bërë dasmë kujtimet i kemi bë me Fisin shumë privat pa stress, me rëndësi për mua ka pas ky organizim privat mes miqve dhe disa familjarë të afërt ku së bashku me mikeshën time Aferdita Paqarada e kam pas shumë më të lehtë të organizoj ashtu si kam dashur ajo më ka ndihmuar për çdo gjë. Plus në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemura’ ka qenë skena taman si në dasmë e kam si me qene reale. Më duket që deri tash i kam bo 5 dasmë bajat mu kanë bo”, thotë Diellza duke qeshur.
Ndryshe, Diellza ashtu sikurse çdoherë ka shkëlqyer në organizimin që është mbajtur mbrëmë, derisa ajo që bie në sy është fustani i bardhë shumë i veçantë, dhe thjeshtësia që e bënin edhe më të bukur.
Çifti ku dukeshin shumë të lumtur teksa në këtë organizim kanë kaluar edhe në disa lojëra prej së cilave njëra është kur Fisniku shihet duke dashur t’i vendos kukullës pelenën dhe tjetra kur modelja shpërthen balonën teksa aty zbulon edhe gjininë e foshnjës. /Gazeta Observer