Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta bimore cilësore ul rrezikun nga Alzheimeri

Jetë 15/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës.

Një nga modelet ushqimore më të rekomanduara është dieta bimore, e cila përqendrohet te konsumimi i perimeve, frutave, drithërave të plota, bishtajoreve, arrave dhe farave, duke kufizuar produktet me origjinë shtazore.

Megjithatë, jo çdo dietë bimore është automatikisht e shëndetshme. Nëse ajo përfshin ushqime të përpunuara, produkte të skuqura ose artikuj me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kripe, përfitimet shëndetësore mund të humbasin.

Një studim i ri, i botuar në revistën shkencore “Neurology”, zbuloi se një dietë bimore jo cilësore mund të rrisë rrezikun për Alzheimer dhe lloje të tjera të demencës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në këtë studim, morën pjesë rreth 93 mijë të rritur me moshë mesatare 59 vjeç, nga grupe të ndryshme etnike. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë mbi ushqimin dhe u vlerësuan sipas cilësisë së dietës së tyre bimore. Studiuesit i ndoqën për afro 11 vjet.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin më shumë ushqime bimore të shëndetshme kishin 12% më pak rrezik për demencë krahasuar me grupin me rezultatet më të ulëta.

Sipas studiuesve, cilësia e ushqimeve bimore është po aq e rëndësishme sa vetë fakti që dieta është bimore. Zgjedhja e ushqimeve natyrale dhe të papërpunuara mund të jetë një hap i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të trurit edhe në moshë të shtyer. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNuk u dalin pagat, punëtoret teknike të QKMF-së në Prishtinë nisin grevën
Artikulli i rradhës Bie numri i lindjeve e rritet ai i shkurorëzimeve në Kosovë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.