Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuk u dalin pagat, punëtoret teknike të QKMF-së në Prishtinë nisin grevën

Lajme 15/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

E mërkura qe dita e fundit e afatit që ua caktuan për ekzekutim të pagës. Meqë kërkesa nuk iu realizua, punëtoret teknike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet nisën grevën, raporton RTV Dukagjini.

Disa prej tyre, sipas kolegëve, s’patën mundësi t’i bashkoheshin grevës, për shkak të mungesës së të hollave e të tjerat qëndruan brenda orarit në korridorin e QKMF-së.

“Po tepër vështirë se me qenë me kohë edhe po kemi vështirësi  e le më kështu, kemi nana vetushqyese kemi gra qe e mbajnë familjen se burrat nuk iu punojnë”, ka theksuar, Bukurie Shabani, punëtore teknike.

Shabani shpreson se do të bëhet një zgjidhje.

“Ishalla marrin masa se nuk shkon gjithë ne me kërku pagën tonë përmes mjeteve të informimit ose me greva duhet me kuptu edhe ata këtë”, ka shtuar ajo.

Në mbështetje të punëtoreve teknike ishte edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

“Ne kemi paralajmëruar tash e një javë që nëse nuk janë pagat ne hyjmë në grevë dhe tash jemi të gjithë këtu përjashtim një punëtore që nuk ka pas mundësi me ardhë për shkak të mungesës së të hollave”, ka deklaruar Jusuf Azemi.

Azemi tregoi se kanë pasur takime me drejtorin e Shëndetësisë në Prishtinë.

“Ne kemi pas komunikime me drejtorin e shëndetësisë edhe dje edhe sot ai po e lë fajin tek kompania për neve kjo nuk ka rëndësi për ne janë me rendësi pagat”, ka theksuar Azemi.

Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga komuna për këtë çështje por të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Artikulli paraprakKompania farmaceutike Novo Nordisk nënshkruan marrëveshje me OpenAI për zhvillimin e barnave të reja
Artikulli i rradhës Dieta bimore cilësore ul rrezikun nga Alzheimeri

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.