Studimet tregojnë se dieta e balancuar, aktiviteti fizik dhe kufizimi i ushqimeve të përpunuara janë më të rëndësishëm se barnat për parandalimin e sëmundjeve kronike si diabeti, hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës.
Ndryshimet e vogla në stilin e jetës mund të kenë ndikim të madh në shëndetin afatgjatë, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët këshillojnë kombinimin e një diete të shëndetshme me aktivitet fizik dhe monitorim të rregullt të parametrave shëndetësorë.
Politikat shëndetësore që promovojnë ushqim të shëndetshëm dhe edukim për shëndetin mund të reduktojnë shpeshtësinë e sëmundjeve kronike globalisht.


