Hulumtimet kanë treguar se dieta ushqyese e shëndetshme, është e lidhur poashtu me shëndetin e pjellorisë si tek gratë ashtu edhe tek burrat. Për më tepër, ka substanca që mund të pengojnë pjellorinë.
Thuhet se dietat që përmbajnë nivele të larta të zinkut – një lëndë ushqyese që kontribuon në prodhimin e spermës dhe testosteronit tek burrat, dhe ovulim dhe pjellorinë tek gratë ka rëndësi të madhe gjatë konceptimit shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Ekzistojnë disa studime që tregojnë se mungesat në zink ndikojnë në pjellorinë mashkullore dhe femërore. Mbajtja e sugjerimit dietik të rekomanduar të zinkut me 15 mg në ditë mund të ndihmojë që sistemi juaj riprodhues të funksionojë mirë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Pastaj, marrja e një diete të përbërë nga fruta, perime, drithëra integrale, mish pa dhjamë dhe produkte qumështi mund të ju furnizojë me përbërës dietik të vitaminave dhe mineraleve për funksionimin e duhur riprodhues.
Ndër të tjera, filloni të bëni ndryshime të shëndetshme tre muaj deri në një vit para se të mbeteni shtatzënë.
Më poshtë është një listë e sugjerimeve për ushqim të shëndetshme para konceptimit:
Acid folik:
Rekomandohet që gratë në moshë riprodhuese të marrin 400 mikrogramë (0.4 miligramë) folat ose acid folik çdo ditë.
Kjo vitaminë B ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të foshnjës për defekte të lindjes në tubin nervor siç është spina bifida.
Acidi folik mund të merret natyrshëm përmes perimeve me gjethe, jeshile të errëta (d.m.th. spinaqi), agrumeve, arrave, bishtajoreve dhe drithërave.
Këto ushqime mund të plotësohen me një vitaminë prenatale e cila zakonisht përmban 800mcg acid folik.
Kalcium:
Poashtu, është sugjeruar që gratë të marrin të paktën 1,000 mg kalcium në ditë nëse dëshirojnë të mbeten shtatzënë.
Kalciumi mund të merret nga burime natyrore si kosi me pak yndyrë, salmoni i konservuar, sardelet, orizi dhe djathi.
Kafeina:
Është mjaft e rëndësishme të hiqni dorë nga kafeina (përfshirë çokollatën), pasi hulumtimet kanë treguar se më shumë se 200-300 miligram kafeinë në ditë mund të ulin pjellorinë me 27 përqind.
Kafeina gjithashtu pengon aftësinë e trupit për të thithur hekur dhe kalcium.
Gjërat për të hequr dorë gjatë kohës që tentoni një shtatëzani të dëshiruar janë edhe këta përbërës: embëlsuesit artificialë, alkooli, ilaçet rekreative, cigaret dhe tymi i dorës së dytë, pasiqë të gjitha këto kanë potencialin të dëmtojnë shëndetin tuaj në vazhdimësi të procesit. /Gazeta Shneta/