Rëndësia e ushqyerjes me gji për shëndetin e një gruaje dhe fëmijës është vërtetuar mirë ndër vite.
Për shembull, thuhet se foshnjat që nuk ushqehen me gji kanë një rrezik në rritje të infeksionit (p.sh. gastrointestinal, respirator dhe të veshit) si dhe nënat që nuk ushqejnë me gji kanë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit shkruan Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Nuk është për t’u habitur prandaj organizatat kryesore shëndetësore rekomandojnë ushqyerjen ekskluzive me gji për 6 muajt e parë dhe për vazhdimin e gjidhënies së bashku me ushqimin plotësues për 2 vitet e para të jetës së fëmijës.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se një mënyrë tjetër që ushqyerja me gji mund të jetë e rëndësishme është të ndihmoni në mbrojtjen e foshnjave nga meningjiti.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Meningjiti, paraqet procesin kur infektohen membranat që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.
Pra, çfarë mund të jetë në lidhje me gjidhënien që mund të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjave nga meningjiti?
Sheqernat në qumështin e gjirit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave kundër meningjitit.
Streptokoku i grupit B është një bakter që mund të gjendet në zorrë dhe vaginë deri në një të tretën e grave. Prania e këtij bakterit është e padëmshme për gratë.
Rreth 50% e grave me streptokoke në zorrën e tyre ose në vaginë e transferojnë atë tek fëmija gjatë lindjes.
Ku prej tyre, rreth 1-2% e foshnjave zhvillojnë pneumoni, sepsë dhe / ose meningjit në tre muajt e parë pas lindjes.
Një lloj sheqeri kompleks në qumështin e gjirit (oligosakaridet) mund të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjave nga infeksioni për shkak të streptokokut të grupit B.
Sheqeri në formë të oligosakardieve në qumështin e gjirit mund të shërbej si probiotikë ose ushqim për bakteret e mira në zorrën e një fëmije duke ndihmuar bakteret e mira të zhvillohen dhe të konkurrojnë karshi baktereve të dëmshme.
Në këtë mënyrë, oligosakaridet janë pjesë e benefiteve të shumta që qumështi i gjirit ndihmon në mbrojtjen e foshnjave nga sëmundjet. /Gazeta Shneta/