Dietë për meshkujt

2017-03-04 në ora 14:39

Kjo është një dietë vetëm për meshkujt që janë mbi peshë. Është mbi kalorike dhe është organizuar në dy faza, e para e zgjat dy javë dhe garanton 1 mijë kilokalori, si dhe shpërbën 43 për qind të proteinave, 22 për qind të yndyrave si dhe 34 për qind të karbohidrateve.

Ndërkohë që në fazën e dytë, e cila zgjat edhe kjo një javë, mund të arrijmë të bëjmë një përzgjedhje të dietës që na nevojitet për të disiplinuar ato që hamë çdo ditë, në lidhje me sheqernat, jo duke ndaluar së ngrëni ëmbëlsira, përdorimi me kujdes i produkteve që kanë laktikë, yndyra apo mirëmenaxhimi i situatave, kur jemi përballë ushqimeve me bazë brumërat.

Faza e pare: (kohëzgjatja : 2 javë)

E HENE

  • mëngjesi : dieta të cilën do të përdorni mëngjesin e ditës së parë janë frutat e freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer.
  • dreka: në këtë vakt sugjerohet përdorimi i mishit pa dhjamë, mund të zgjidhni atë të pulës ose të gjelit, servireni kur është i ftohtë, më pas hani frutat sipas dëshirës, kafen pa sheqer dhe ujë.
  • darka : peshku, edhe ky jo i dhjamosur është pjesë e recetës së darkës, i shoqëruar me një sallatë, 1 fetë buke me sojë, frutat e stinës, kafe pa sheqer dhe një gotë ujë.

E MARTE

  • mëngjesi : edhe ky mëngjes do të jetë njësoj, sa më shumë fruta të freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si dhe kafen e mëngjesit sërish pa sheqer.
  • dreka : fruta të freskëta të stinës, sugjerohet tre lloje të ndryshme frutash, si qershi, shalqi dhe pjeshkë, mos harro të pish një kafe pa sheqer dhe ujë.
  • darka : mish jo i majmë, pule ose gjeli, një sallatë me perime të freskëta, ku të mbizotërojë domatja, një kafe pa sheqer si dhe ujë sipas dëshirës, është ky sugjerimin i ditës.

E MERKURE

  • mëngjesi : mos harroni duhet rë respektoni mëngjesin, me fruta të freskëta të stinës, në mëngjes një mollë dhe qershi, 1 fetë bukë të zakonshme ose me sojë dhe kafe pa sheqer
  • dreka : një sallatë me peshq, kryesisht me salmon dhe ton, disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës, do të ishin dreka e së mërkurës.
  • darka : duke patur parasysh se deri tani kemi marrë proteinat e nevojshme, për darkë iu sugjerojmë mish qengji pa dhjamë, perime, kafe pa sheqer si dhe ujë.

E ENJTE

  • mëngjesi : këtë mëngjes frutat e freskëta, bukën e zakonshme ose me sojë dhe kafen pa sheqer mund të shoqëroni së bashku me një gotë qumësht, ose kornflakes
  • dreka : djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë pak vaj, perime, 1 fetë bukë me sojë ose të zakonshme, kafe pa sheqer dhe ujë, mund të hani për drekë
  • darka : mund të përdorni roston ose edhe biftekun, me perime, kafe pa sheqer dhe ujë. Kujdes me mishin, të jetë pa shumë dhjamra, sugjerohet mishi i pulës.

E PREMTE

  • mëngjesi : një kokërr vezë të zier, 1 fetë bukë të zakonshme ose me sojë, frutat të freskëta të stinës, si dhe në fund mund të shijoni kafen e përditshme pa sheqer
  • dreka : djathë pa yndyrë, perime të freskëta në formën e sallatës verore, 1 fetë bukë të zakonshme ose me sojë, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës
  • darka : peshk i pjekur në skarë, me disa feta limoni, sallatë me fruta, 1 fetë bukë të zakonshme ose soje, kafe ose çaj të ftohtë pa sheqer dhe ujë

E SHTUNE

  • mëngjesi : pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me pak sheqer, fruta të freskëta të stinës si dhe një fetë bukë të zakonshme ose me sojë për të filluar ditën
  • dreka : kjo do të jetë një drekë e varfër, me fruta të freskëta të stinës, kafen e zakonshme pa sheqer si dhe ujë sipas dëshirës
  • darka : rosto me mish pule ose gjeli, me shumë pak dhjamëra, perime të gjalla dhe fruta të stinës, kafe pa sheqer si dhe ujë.

E DIELE

  • mëngjesi : këtë mëngjes do të përdorni fruta të freskëta të stinës, 1 fetë bukë të zakonshme ose me soje, si dhe kafen e përmëngjesshme pa sheqer
  • dreka : mish jo i majmë, mund të zgjidhni çfarë mishi të doni, ndoshta dhe peshk, shoqërojeni me një sallatë me perime, frutat e stinës si dhe kafen pa sheqer dhe ujë
  • darka : zgjidhni fileto pule ose gjeli pa dhjamra, perime të freskëta, jo në formë sallate, kafen pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës.

Faza e dytë: Tabela e ushqimeve të këshilluara gjatë fazës së dytë:

Duhet të hani

  • Mish pa dhjamra
  • Salcë sallate, uthull dhe limon
  • Peshk jo i majmë
  • Djathë pa yndyrna
  • Bukë te plote (whole)
  • Vezë
  • Perime dhe fruta të freskëta
  • Kafe pa sheqer
  • Ujë

Nuk duhet të hani

  • Brumra
  • Salsa,vaj dhe gjalpë
  • Pasta
  • Oriz
  • Patate
  • Bukë me përbërës të tjerë
  • Pije alkoolike
  • Embëlsirat në përgjithësi
  • Qumësht fabrike