Si noton një bebe në lëngun amniotik pa u mbytur?

2017-03-04 në ora 14:38

Me siguri e keni pyetur vetën se si ja bën bebja juaj të notojë në lëngun amniotik pa u mbytur!

Përgjigja është shumë e thjeshte, frymëmarrja e tij në brendësi të barkut behet nëpërmjet kordonit umbelikal (kordonit te kërthizës) dhe jo nëpërmjet mushkërive.

Ne fakt përmes gjakut mëmësor arrin të marrë oksigjenin dhe dyoksidin e karbonit.

Sapo lind ne mënyrë krejt të mrekullueshme bebja fillon të marrë frymë me mushkëritë e tij sepse pas prerjes se kordonit umbelika i porsa linduri nuk merr me oksigjen përmes placentës dhe për këtë arsye bëhet e nevojshme që mushkëritë e tij të fillojnë të funksionojnë.

Sapo të lind do ta dëgjoni të qaj, kjo ndodh sepse mushkrit e tij po hapen dhe mësohen me jetën jashtë.