Buna Mustafa, vajza e komandantit Sali Mustafa-Cali, ka diplomuar sot në Fakultetin e Mjekësisë.
Nën mentorimin e Aurora Bakallit, Buna ka mbrojtur temën e diplomës në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së me një punim që u vlerësua lartë nga komisioni.
Me diplomimin e sotëm, Buna ia bëri babit në Hagë dhuratën më të çmuar për Ditën e Çlirimit.



