Disa arsye pse po u vonohen mestruacionet

2017-03-02 në ora 09:15

Përveç rastit kur jeni duke u përpjekur për një fëmijë, t’i kesh mestruacionet rregullisht është një mallkim dhe bekim njëkohësisht. Përveç shtatzënisë, cilat mund të jenë arsyet pse mestruacionet tuaja janë duke u vonuar?

Përveç rastit kur jeni duke u përpjekur për një fëmijë, t’i kesh mestruacionet rregullisht është një mallkim dhe bekim njëkohësisht. Nga njëra anë, ju duhet të merreni me dhimbjet ndoshta të tmerrshme të barkut dhe nga ana tjetër ju nuk jeni shtatzënë!

Të vonohen mestruacionet kur foshnja nuk është në rendin tuaj të ditës mund të jetë një moment me të vërtetë fanatik, por ka disa faktorë që mund të fajësohen për këtë, transmeton Lajmi.net.

Këtu, ob-gjin Alyssa Dweck, bashkë-autore e ‘V është për Vagjina’, ofron disa arsye të mundshme se pse ‘periudhat’ e juaja janë duke u vonuar kur nuk kanë asgjë të bëjnë me shtatzëni:

Humbja e madhe e peshës ose ushtrimet e tepruara
“Kjo është një arsye që nuk e shoh shumë shpesh në zyrën time”, thotë Dweck. “Nëse BMI i juaj shpejt ulet në 18 ose 19, ju mund të filloni të keni mungesë të mestruacioneve”. Kjo nuk është e bazuar në mënyrë rigoroze në BMI. Kushtet e rënda si anoreksia dhe bulimia mund të shkaktojnë që periudhat e juaja të vonohen, por kështu mund të bëjë gjithashtu edhe ushtrimi për një maratonë apo ndonjë ngjarje tjetër e madhe që kërkon nga ju që të ushtroni më tepër se zakonisht. “Natyra ka një mënyrë për të ju mbrojtur juve nga mbetja shtatzënë nëse trupi juaj është nën stres të tillë ekstrem. Trupi juaj pengon ovulacionin kështu ju nuk keni shumë estrogjen, nuk krijoni rreshtime të mëdha në mitër dhe pas gjithë kësaj nuk keni mestruacione”, thotë Dweck, transmeton Lajmi.net.

Stresi
Një ngjarje e madhe në jetën tuaj mund të shkaktojë ‘hypothalmatic amenorrhea’. “Kjo zonë e veçantë e trurit, hypothalamus, është zona ku shumë nga hormonet tuaja të mestruacioneve rregullohen”, thotë Dweck. “Hypothalamus është shumë i ndjeshëm ndaj stresit”. Pra, nëse shikoni një film të frikshëm, përjetoni ndonjë vdekje në familje, ndaheni me partnerin ose ndonjë ngjarje tjetër në jetë që po ju bën të stresoheni, ky mund të jetë shkaku pse mestruacionet tuaja janë duke u vonuar.

Simptoma e vezores polikistike
PCOS është një hormon çekuilibrues që vjen për shkak të mungesës së ovulacionit, kështu që ju keni nivele të ndryshuara të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit. “Ne jemi duke parë më shumë se kaq edhe pse shkallë të ndryshme. Kjo mund të ju shkaktojë juve një humbje komplete të mestruacioneve apo mund të bëj që mos t’i keni mestruacionet rregullisht”, thotë Dweck. Të tjera simptoma të PCOS përfshijnë rritjen e çimeve në pjesë si fytyrë dhe gjoks, vështirësi në humbjen e peshës dhe probleme potenciale të fertilitetit, transmeton Lajmi.net.

Nëse i keni këto probleme, takojeni doktorin tuaj dhe ai pastaj mund të ju ndihmojë me ndonjë tretman për ta menagjuar gjendjen.