Arsye të ndryshme fshihen pas dhimbjes së kokës. Mund të përjetoni marramendje, mund ta ndjeni kokën e rëndë, apo t’ju mpihet balli.
Cilado qoftë ndjesia juaj këto metoda natyrale mund t’ju ndihmojnë ta mposhtni dhimbjen e kokës brenda pak minutave.
- Magneziumi
Mungesa e këtij minerali është ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës,ndaj mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë gjë në mënyrë afatgjate është të përfshni në regjimin ushqimor da më shumë perime të gjelbërta, arra dhe bishtajore.
- Kafeina.
ËebMD thotë se kafeina ndihmon në kufizimin e enëve të gjakut që mund të jenë shkaku i presionit që po krijon dhimbje koke. Por nëse jeni një konsumues i rregullt i kafesë, kjo metodë nuk është e duhura për ju.
- Vitamina B2
Ju mund të rrisni nivelin e B2 duke ngrënë djathë, peshk, pule dhe duke pirë qumësht.
- Xhinxher dhe limon
Ajo që duhet të bëni është të perzieni gjysmë luge çaj xhinxher pluhur në një gotë limoni të shtrydhur ta pini dy herë në ditë. /albeu.com/