Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjatë shtatzënisë imuniteti juaj dobësohet, ja si të mbroheni nga gripi

Këshilla për shtatzëna 28/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është pothuajse e ditur tashmë se gjatë shtatzënisë imuniteti i gruas dobësohet e për pasojë ajo mund të preket më lehtë nga gripi, i cili ndikon tek shëndeti i fetusit.

Prandaj, duhet të merren disa masa për parandalimin e gripit.

Gjatë shtatzënisë gruaja ndihet e lodhur, mund të ketë probleme me aneminë dhe tensionin e lartë. Të gjitha këto shtojnë rrezikun e prekjes nga gripi.

Për shkak se pjesa më e madhe e vitaminave dhe mineraleve shkon për beben, tek nëna mund të paraqiten jo vetëm probleme fizike por edhe çrregullime të sistemit nervor, si pasojë e ndryshimit hormonal, shkruan Cri kineze.

Një arsye tjetër e gripit tek gratë shtatzëna është se ato djersiten shpesh gjë që mund të çojë në ftohje.

Po ashtu, shtimi në peshë vështirëson qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme.

Vështirësia në qarkullimin e gjakut mund të sjellë edhe probleme në aftësinë e rregullimit të temperaturës së trupit, duke shkaktuar djersitje.

Megjithëse djersa nuk është një fenomen negativ, por me ndryshimin e shpejtë të temperaturës mund të shkaktohet gripi.

  1. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë C

Vitamina C ju ndihmon në largimin e toksinave jashtë trupit. Këshillohet përdorimi i frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C si shega, speci domatja, lakra, mandarina dhe kivi.

  1. Shpëlarja e gojës me ujë të kripur

Çdo mëngjes, pasi ngriheni nga krevati, shpëlajeni gojën me ujë të kripur. Kjo është një mënyrë e thjeshtë me pak kosto për parandalimin e gripit.

Uji me kripë mund ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve, duke eliminuar gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve.

Gjithashtu këshillohet larja me ujë të ftohtë e fytyrës në mëngjes, pasi mund të stimulojë rezistencën e trupit ndaj gripit. Ndërsa, në mbrëmje, para gjumit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë, për t’ju lehtësuar nga lodhja e ditës.

  1. Pini më shumë ujë

Konsumi i ujit të bollshëm është një mënyrë shumë e thjeshtë për shëndetin e grave shtatzëna. Uji mund të parandalojë gripin dhe dhimbjet e fytit. Çdo ditë, ju sugjerojmë 600 deri 800 ml ujë.

  1. Ajrosja e dhomës së gjumit

Duhet të hapni dritaren për të ajrosur ambientin. Përpiquni ta mbani sa më shumë dritaren hapur sidomos para se të flini. Po ashtu dritarja duhet hapur gjatë ditës me diell, meqenëse bimët lëshojnë më shumë oksigjen nën ndriçimin e diellit.

  1. Shmangni turmat

Evitoni vendet ku ka shumë njerëz për të ulur mundësinë e prekjes nga gripi gjatë kontaktit me të tjerët.

  1. Lëvizje të thjeshta trupore, pa sforcime

Pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk lëvizin apo ecin sa duhet, për shkak se kanë merak për beben.

Por, në fakt, stërvitja e thjeshtë është e nevojshme për shëndetin e tyre dhe të fetusit. Bëni më shumë ecje gjatë ditës, pasi do t’ju ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe ju mbron nga viruset.

Artikulli paraprakDisa metoda natyrale për ta mposhtur dhimbjen e kokës
Artikulli i rradhës Rikthimi i kirurgut nga Gjeneva, mundëson në Prishtinë trajtimin me teknolgji moderne

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.