A mund të përcaktojë profesioni i zgjedhur shëndetin e zemrës tuaj?
Sigurisht që mund të ketë një ndikim, tregojnë studimet e reja.
Shkencëtarët analizuan të dhëna nga më shumë se 65, 000 gra pas menopauzës në Shtetet e Bashkuara dhe zbuluan se disa punë ishin të lidhura me shëndetin e dobët të zemrës, transmeton Gazeta Shneta.
Në krahasim me gratë me punë të tjera, rreziku i shëndetit të dobët të zemrës ishte 36% më i lartë tek punonjësit social, 33% më e lartë në punët në supermarkete, 16% më e lartë në ofruesit e kujdesit shëndetësor veçanërisht në fushën e infermierisë, psikiatrisë dhe ndihmësve të shëndetit.
Disa nga profesionit që kishin rrezik më të lartë për shëndet të dobët kardiovaskular ishin ofruesit e kujdesit shëndetësor, të tilla si infermierët dhe ndihmësit e shëndetit.
Studimi zbuloi gjithashtu se personat që kanë punë në administratë janë të rrezikuar për sulme të zemrës deri në 11%.
Gjetjet ndihmuan të përcaktohen disa gra që mund të përfitojnë nga programet shëndetësore në vendin e punës për të përmirësuar shëndetin e zemrës./GazetaShneta/