Foshnjat që lindin në mënyrë vaginale kanë më pak të ngjarë të kenë alergji në krahasim me ato të lindura përmes seksionit C, tregon një studim.
Studiuesit shikuan të dhënat mjekësore të 158.422 të fëmijëve që u lindë në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfisë gjatë dy dekadave të fundit, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët ishin ose me alergji ose kishin ekzema, alergji ushqimore, asmë, rinit alergjik ose një kombinim i të gjithave.
Ata që lindën në mënyrë vaginale kishin më pak të ngjarë të kishin alergji sesa fëmijët që kishin lindur me prerje cezariane. Të dhënat gjithashtu treguan se fëmijët që ishin në gji kishin më pak të ngjarë të zhvillonin alergji.
Një lindje vaginale besohet se u kalon bebeve baktere të shëndetshme gjë që nga ana tjetër rrit sistemin e tyre imunitar. Mendohet që foshnjat e lindura përmes seksionit C janë më të rrezikuar për të zhvilluar alergji./GazetaShneta/