Disa të pavërteta për koret e kokës së bebes. Si duhet të veproni?

2017-04-26 në ora 10:11

Në kokën e të porsalindurit mund të shfaqen disa kore të cilat janë të ngjitura pas flokëve, por mund të ketë gjurmë të tyre edhe në fytyrën e fëmijës. Zakonisht ato shfaqen në javën e dytë pas lindjes, për t’u larguar rreth muajit të 5.

Disa mite dhe të vërteta

Më parë mendohej se këto kore shkaktoheshin nga ushqimet me bazë qumështi, për këtë arsye nëna që ushqente fëmijën me gji këshillohej t’i konsumonte shumë pak ose aspak.

Kjo nuk është e vërtetë. Koret në kokën e bebes shkaktohen nga hormonet e nënës dhe në disa raste edhe nga një kërpudhë e pranishme në lëkurë.

Mendohet se këto kore shkaktohen nga qumështi i nënës ose i formulës, në rast se ai është tepër me yndyrë. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një fakt jo të vërtetë.

Ky problem duhet të konsiderohet si një problem kalimtar, i cili fillon të largohet në mënyrë spontane duke filluar nga muaji i 3, periudhë në të cilën lëkura fillon të rigjenerohet në mënyrë korrekte, duke prodhuar më pak yndyrë, transmeton pernenat.

Në disa raste këto kore nuk japin shqetësime tek fëmija, dhe në disa raste shkaktojnë kruajtje.

Si duhet të veprojmë?

Koka e fëmijës duhet të lahet çdo dy ditë duke përdorur shampo me përbërje vaji. Tharja e saj duhet të bëhet duke prekur dhe jo duke ferkuar.

Koret e kokës së fëmijës mund t’i lyeni me vaj ulliri, bajamesh ose vazelinë, të cilat i zbutin dhe bëjnë që të shkëputen më me lehtësi.

Absolutisht nuk duhet të provoni t’i hiqni me thonj. Nëse shkaktar do të bëhet një faktor gjenetik, fëmija mund të ketë kore deri në moshën 4 vjeçare.

Pra nëna, nëse këto kore janë prezente tek fëmija juaj, nuk duhet të mendoni se është “faji” i qumështit.