Jeni duke sjellë në jetë fëmijën tuaj dhe ende nuk e keni përgatitur valixhen e maternitetit? Ja këshillat që do t’ju vijnë në ndihmë për ta bërë këtë nëse lindja juaj do të ndodhë në pranverë.
Cilat janë sendet që duhet të vendosim në valixhen e bebes?
Temperatura në ambientet e brendshme të spitalit është gjithmonë disi më e lartë, megjithatë ajo nuk mund t’i sigurojë të porsalindurit temperaturën e nevojshme për t’u ndier mirë dhe për të qënë i sigurt.
Duke qenë se organizmi i tij nuk i ka ende të zhvilluar mirë termorregulluesit ju duhet ta mbani atë brenda rrobave dhe batanijeve të ngrohta.
Veshja e parë e fëmijës
Ajo mund të përbëhet nga një trupore me mëngë të shkurtra si edhe nga një trupore e trashë, çorape, dhe doreza. Bebi duhet të vendoset brenda një batanijë të ngrohtë dhe prej materiali delikat, e cila nuk do të dëmtojë lëkurën e tij.
Edhe gjatë ditëve në vazhdim fëmija duhet të vishet po njësoj. Zakonisht mund t’ju nevojiten 4 trupore me mëngë të shkurtra si edhe 4 veshje të sipërme të trasha, të cilat duhet të jenë të përbëra nga një material shumë i mirë.
Nuk duhet të harrojmë dorezat, kapucët prej pambuku si edhe çorapet. Duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos gënjëheni nga moti i ngrohtrë. I porsalinduri nuk është në lëvizje, dhe ndërkohë ai duhet të vishet me trupore të trasha.
Edhe në stinën e verës i porsalinduri ka nevojë për trupore me mëngë të gjata, e cila në këtë rast duhet të jetë prej pambuku të hollë. /pernenat