Me punën dhe përcjelljen e vazhdueshme të respektimit të masave anti-covid nga institucionet shëndetësore të vendit, rregullat kardinale të koronavirusit janë bërë të lehta për tu mbajtur mend: Lani duart, përdorni një maskë fytyre dhe mbani distancën shoqërore për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt.
Por aktivitete të caktuara jo gjithmonë e bëjnë të lehtë ndjekjen e këtij udhëzimi të tretë – veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëtime, apo edhe thjesht duke shijuar një pasdite në park. Pra, saktësisht sa larg duhet të jeni nga personat e tjerë vecanërisht grupacionit më të ndjeshëm ndaj Covidit?
Bazuar në hulumtimet e fundit, duhet të përpiqeni të uleni në ekuivalentin e dy rreshtave larg dikujt tjetër, veçanërisht nëse ata kanë simptoma të Covid-19 përcjell Gazeta Shneta.
Për të arritur në këtë zbulim, punimi, i botuar në revistën JAMA Network Open, ekzaminoi 24 anëtarë të një grupi turistik në një fluturim midis Tel Aviv, Izrael dhe Frankfurt – Gjermani, me shtatë udhëtarë që rezultuan pozitivë për virusin pas mbërritjes.
Një vlerësim i mëvonshëm i udhëtarëve të aeroplanit zbuloi se dy raste shtesë ishin me gjasë si rezultat i transmetimit gjatë fluturimit, me të dy pasagjerët e sapo infektuar të ulur brenda dy rreshtave të udhëtarëve “ngjitës” (afër njëri-tjeterit).
Autorët e studimit pranojnë se drejtimi i rrjedhjes së ajrit në aeroplan, mungesa e maskave të fytyrës dhe të dhënat e munguara nga disa pasagjerë mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa prej gjetjeve.
Por ata në fund të fundit mbështesin idenë që gjashtë metra distancë ose minimumi dy metra, është afërsisht gjatësia e hapësirës së krijuar nga dy rreshta vendesh të linjave ajrore – duke zvogëluar në mënyrë drastike gjasat e kontraktimit të COVID-19, madje edhe në një hapësirë të mbyllur si një kabina e aeroplanit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Si paraqiten këto gjetje kundër kërkimeve të tjera?
Një studim i botuar në qershor në revistën mjekësore The Lancet zbuloi se mbajtja e të paktën një metër hapësirë midis njerëzve ishte zakonisht e mjaftueshme për të mbrojtur kundër transmetimit të virusit. Por gjithashtu u zbulua se rreziku i infeksionit ra nga 13 përqind në atë interval në më pak se 3 përqind kur distanca u rrit.
Në përgjithësi, ekspertët mjekësorë ende rekomandojnë që kombinimi i distancës shoqërore me mbajtjen e maskës së fytyrës dhe larjen e rregullt të duarve janë mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kontraktimi i koronavirusit. /Gazeta Shneta/