Masat e distancimit social mund të jenë të nevojshme deri në vitin 2022, shkencëtarët kanë paralajmëruar në një analizë që supozon se virusi mund të kthehet përsëri.
Hulumtimi i botuar në revistën Science, përfundon se distancimi social një herë nuk do të jetë i mjaftueshëm për të sjellë nën kontroll pandeminë dhe se faza e dytë mund të jetë më e madhe se ajo aktuale, transmeton Gazeta Shneta.
Një skenar parashikoi se një ringjallje mund të ndodhë në të ardhmen, 2025, në mungesë të një vaksine ose trajtimi efektiv.
“Infeksionet përhapen kur ekzistojnë dy gjëra: njerëz të infektuar dhe njerëz të ndjeshëm. Në qoftë se nuk ka një sasi jashtëzakonisht të madhe të imunitetit atëherë infeksioni mund të gjasë”, tha Marc Lipstich, profesor i epidemiologjisë në Harvard dhe bashkëautor.
Gjithashtu ai shtoi se parashikimi i përfundimit të pandemisë në verë të vitit 2020 nuk është në përputhje me ato që dimë për përhapjen e infeksioneve.
Sipas autorëve, të gjitha shtetet duhet të kërkojnë distancim social për të paktën një vit, për të paur një shans të besueshëm për të mbajtur numrin e rasteve të kujdesit kritik brenda kapacitetit.
Mund të jetë e mundur që të relaksohen masat e distancës në mënyrë periodike duke ruajtur raste brenda një vëllimi që shërbimet shëndetësore mund ta përballojnë, por rreziqet e mëdha shëndetësore të infeksionit për disa njerëz do të mbeten të njëjta derisa të vihen në dispozicion një vaksinë ose trajtime shumë efektive. /GazetaShneta/