Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK dy teknikë të anestezionit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Jakup Ismaili. “Po, mund t’ju konfirmoj se dy teknikë të anestezionit kanë rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Ismajli, shkruan Gazeta Shneta.
Ismajli ka treguar se tre kolegë të tij specialistë dhe një specializantë kanë rezultuar negativ, sikurse edhe një anesteziolog dhe dy teknikë të tjerë.
Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar më herët rezultatet për nivel të Kosovës ku janë konfirmuar sot 31 raste pozitive, duke çuar numrin total në 480. /Gazeta Shneta/