Po vazhdon të mbahet dita e dytë e Kongresit dhe Panairit Mjekësor të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës në Hotel Emerald në Prishtinë.
Dita e dytë e Kongresit dhe Panairit të parë të Mjekësisë filloi me prezentimin nga Dr. Bernard Gouget. Gjatë kësaj dite pjesëmarrësit do të mund të ndjekin punimet nga lëmia internistike të udhëhequr nga paneli i përbërë prej Prof. Dr. Shpend Elezi, Dr. Nevila Heta dhe Prof. Ass. Dr. Fisnik Kurshumliu.
Ndërkaq në sallën Verdi po mbahet punëtoria “Menaxhimi i Avansuar i Rrugëve të Frymëmarrjes te Trauma” dhe në sallën Vivaldi punëtoria “Uveitet” për pjesëmarrësit e regjistruar në këto punëtori.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ligjëratave. /Gazeta Shneta/