Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë farmacistja 38-vjeçare nga Vushtrria

Lajme 19/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë farmacistja 38-vjeçare Vahide Përvetica nga Vushtrria. Lajmi është kumtuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës me një postim në faqen zyrtare.

OFK me këtë rast ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët, duke e vlerësuar të ndjerën si profesioniste shembullore në punën e saj, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen në moshë shumë të re nga jeta të koleges sonë farmaciste Vahide Përvetica.

Vahide Përvetica u lind më 01.03.1981 në Vushtrri ku edhe përfundoi shkollën e mesme. Në vitin 2000/2001 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci në Prishtinë të cilin e përfundoi në vitin 2006 me nota të larta e plot meritë.

Për disa vite menaxhoi dhe udhëhoqi barnatoren e saj private në Vushtrri, kurse në fillim të vitit 2017 u punësua si farmaciste në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri“.

Pas vetes la bashkëshortin, dhe dy djemtë, Engjin 6 vjeç dhe Kronin 2 vjeç!

OFK në emër të të gjithë farmacistëve shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë familjarëve dhe kolegëve e miqve që patën fatin ta njohin atë, e ta kujtojnë ashtu si ishte një vajzë e shoqe shumë e edukuar, grua e nënë e përkushtuar ndaj familjes, e farmaciste shembullore. Në këto raste të ndarjeve të parakohshme familja dhe miqtë të gjejë forcën për të përballuar dhembjen.

Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot më 19 Tetor 2019 në orën 13:00 në fshatin Pantinë, Komuna e Vushtrrisë.

Artikulli paraprakPacientët dyshohet se u infektuan me hepatit C gjatë dializës në QKUK për shkak të gabimeve të stafit
Artikulli i rradhës Dita e dytë e Kongresit dhe Panairit Mjekësor të organizuar nga OMK

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.